RRETH LIBRIT TË ISH-SEKRETARES AMERIKANE TË SHTETIT "FASHIZMI:PARALAJMËRIM" - Kulturë - Kosova Sot
RRETH LIBRIT TË ISH-SEKRETARES AMERIKANE TË SHTETIT "FASHIZMI:PARALAJMËRIM"

RRETH LIBRIT TË ISH-SEKRETARES AMERIKANE TË SHTETIT "FASHIZMI:PARALAJMËRIM"

Madeleine Albright: Gjërat që po ndodhin, sinqerisht, janë të këqija

Ajo ishte një vajzë e vogël kur familja e saj ishte larguar nga Çekosllovakia pasi që nazistët e kishin pushtuar vendin më 1939

Për Slobodan Milosheviqin Albright thotë se autokrati serb "nuk i përshtatet stereotipit prej një horrit fashist" dhe që i pëlqente "ta luante viktimën" edhe atëherë kur forcat e tij të sigurimit kanë tentuar ta pastrojnë etnikisht Kosovën.

Madeleine Albright e ka bërë dhe përjetuar historinë. Kur ajo flet për ringjalljen e fashizmit, ajo e cilëson atë si dikush që ka lindur në epokën e diktatorëve. Ajo ishte një vajzë e vogël kur familja e saj ishte larguar nga Çekosllovakia pasi që nazistët e kishin pushtuar vendin më 1939. Pas 10 ditë fshehjeje, prindërit e saj kishin ikur nga Praga për në Britani dhe kishin gjetur strehë në "Notting Hill Gate", në një apartament që shtrihej te "Portobello Road".

Mbrëmjet në bodrum Kujtimet e saj të para për jetën në Londër janë të çorientuara. "Nuk e kisha idenë. Prindërit e mi ishin shumë evropianë dhe nuk kisha vëllezër apo motra më herët. Ndihesha e izoluar". Derisa Hitleri sulmonte rrufeshëm, "çdo mbrëmje shkonim poshtë në bodrum ku të gjithë po flinin". Megjithëse ajo ishte rritur si katolike, prindërit e saj ishin hebrenj dhe shumica nga familja e saj ishin vrarë gjatë Holokaustit. Nga "Notting Hill", familja e saj ishte bartur në Londrën qendrore, ku kishte një shtëpi të përbashkët që 'e ndante me disa çekë të tjerë". Bombat binin edhe aty, por ishte kënaqur "me secilën minutë" të fëmijërisë së saj. "Unë kam shkuar në shkollë dhe kemi kaluar shumë kohë në strehimore duke kënduar "A Hundred Green Bottles Hanging on the Wall". Ishte më pak tmerruese sesa që kishte mundur të jetë, sepse "prindërit kishin aftësi që abnormalen ta kthejnë në normale". Ajo u bë "yll filmi". Kryqi i Kuq kishte dashur të bënte një film për fëmijët refugjatë. "Unë isha fëmija refugjat dhe më dhanë një lepur si pagesë". "Britanikët do të thoshin: 'Na vjen shumë keq që vendi ynë ka qenë i pushtuar nga një diktator i tmerrshëm. Jeni të mirëseardhur këtu. Çfarë mund të bëjmë t'ju ndihmojmë dhe kur shkoni në shtëpi"?

Familja kërkoi azil në Amerikë I ati i saj, diplomati Josef Korbel, ishte bashkë me qeverinë çeke në ekzil. Ajo kujton kur ai kishte refuzuar të shkonte në strehimore nga bombat, sepse i ishte dashur ta përfundonte shkrimin për transmetim në "BBC". Pas mposhtjes së Hitlerit, Korbel kishte dërguar familjen në atdhe me besimin se Çekosllovakia do të ri-vendoste veten si një vend demokrat, por shumë shpejt vendi u fut në një formë tjetër të totalitarizmit. Pas instalimit të regjimit komunist si satelit i Bashkimit Sovjetik në vitin 1948, familja iku përsëri, duke kërkuar azil në Amerikë dhe duke u vendosur në Kolorado. "Maddy", siç e kishin quajtur shokët e saj të klasës, tashmë ishte 11 vjeçe. Në Amerikë, njerëzit i kishin pritur emigrantët me fjalët, "Na vjen keq që vendi juaj është pushtuar nga një sistem i tmerrshëm. Jeni të mirëpritur këtu. Çfarë mund të bëjmë t'ju ndihmojmë dhe a dëshironi të bëheni qytetarë amerikanë"? Ajo pauzon dhe shton: "Dhe, kjo ishte ajo që dallonte Amerikën në atë kohë". Puna e hershme si gazetare dhe studente që merrej me politikë të jashtme e kishte shtyrë në politikë. Më 1978, ajo u ul te "National Security Council" kur Jimmy Carter ishte president dhe më pas e kishte prezantuar Amerikën si ambasadore në Kombet e Bashkuara.

Clintoni e bëri sekretare të Shtetit Më 1997, Bill Clinton e bëri sekretare të Shtetit, pozita më e lartë që dikush e kishte që nuk kishte lindur në Amerikë. Për katër vjet si lidere e politikës së jashtme amerikane, jeta dhe pikëpamjet e saj përsëri e takojnë me tiraninë. Ajo ishte takuar me Kim Jong-Il-in, të atin e diktatorit aktual të Koresë së Veriut. Slobodan Milosheviqi, autokrati serb, "nuk i përshtatet stereotipit prej një horrit fashist" dhe që i pëlqente "ta luante viktimën" edhe atëherë kur forcat e tij të sigurimit kanë tentuar ta pastrojnë etnikisht Kosovën. Hugo Chávez, liderin dhe sunduesin e Venezuelës, ishte "shumë karizmatik". Kur Recep Tayyip Erdogan për të parën herë erdhi në pushtet në Turqi, ai ishte ndryshim freskues nga sundimi i popullit "i cili jeton në shtëpi të mëdha". Një kapitull nga libri i saj ka të bëjë me Vladimir Putinin, të cilit i referohet si "aq i ftohtë sa të jetë një zvarranik", por gjithashtu si një njeri që duhet marrë në konsideratë, megjithëse me talent të errët. "Ai është shumë i mençur. Ai ka një agjendë më të madhe, për të na ndarë nga aleatët tanë dhe e fillon duke e ndarë Evropën Qendrore dhe atë Lindore nga Evropa Perëndimore". Ajo citon shembullin e Viktor Orbanit, të vetëcilësuarin "demokrati liberal" që sundon me Hungarinë. Së pari e kishte njohur gjatë viteve 1980 gjatë tentimit të Hungarisë për t'u çliruar nga diktatura komuniste. "Ai ishte disidenti i preferuar i të gjithëve. Ai ishte ndihmuar nga George Soros të shkojë në Oksford. Ai është njeriu që ka filluar "Fidesz", partinë e rinisë".

(Kosova Sot)

23 orë e 33 minuta më parë
26/09/18