Ekspozitë ndërkombëtare e Arkitekturës në Muzeun e Kosovës

  • 16 July 2018 - 15:08
Ekspozitë ndërkombëtare e Arkitekturës në Muzeun e Kosovës
Muzeu i Kosovës mirëpriti ekspozitën e parë ndërkombëtare të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT. Kjo ekspozitë e veçantë, shpalosi punime të studentëve të arkitekturës në UBT, në bashkëpunim me disa shkolla me të cilat zhvillojnë partneritet. Ekspozita si e tillë erdhi me qëllim që t'i pasqyrojë qasjet që kanë shkollat e ndryshme në fushën e Arkitekturës dhe që t'u ofrojë studentëve, stafit akademik dhe komuniteti të arkitektëve një ekspozitë atraktive dhe krahasuese. Fakultetet pjesëmarrëse ishin: Fakulteti i ArkitekturësPodgoricë-Mali i Zi, Fakulteti i Arkitekturës nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri, Universiteti Nigde Omer Halisdemir - Turqi, Fakulteti i Arkitekturës -Pecs- Hungari, Shkencat e Aplikuara Bern - Zvicër, Fakulteti i Arkitekturës në Wrocllav- Poloni, Fakulteti i Arkitekturës- Tetovë, Universiteti Teknik i Vjenës - Austri, Fakulteti i Arkitekturës dhe Mjedisit ndërtimor TU Delft - Holandë, Fakulteti i Arkitekturës - Zagreb -Kroaci dhe Anhalt University of Applied Science- BAUHAUS; Dessau- Gjermani. 

(Kosova Sot)