Rrëfimi për dashnorët fatkeq

  • 17 July 2018 - 18:09
Rrëfimi për dashnorët fatkeq

Shitja e diamanteve të rralla për gangsterët rusë

Ross shërben si një dashuri fatale, e përshtatur nga një komplot që ka vështirësi ta gjejë momentumin Aktorët e mirënjohur të filmave aksion, Keanu Reeves dhe Ana Ularu, vijnë si dashnorë më fatkeq në filmin e zhanrit triler Matthew Ross, film ky i bërë në Rusi. Duke vrarë kohën dhe duke pritur lansimin e filmit, apo vazhdimit të filmit "John Wick 3", shikuesit mund të falen për ngatërrimin e 'trilerit romantik' të Matthew Ross, me titull "Siberia" për një kopjim të ndershëm të serive kriminale të aktorit Keanu Reeves. Apo ndoshta krahasimi i Reeves me Molly Ringwald e të tashmes si bashkëshortë të tjetërsuar tingëllon si një mundësi tepër e mirë për ta huqur, por ata shfaqen vetëm në dy skena së bashku (njëra prej tyre një bisedë video 'online'). Banorët vendorë nuk i kanë aq shumë në qejf të huajt Në vend të kësaj, Ross shërben si një dashuri fatale e përshtatur nga një komplot që ka vështirësi ta gjejë momentumin para se përfundimisht të fillojë. I shkruar me kujdes dhe me regji stoike, filmi "Siberia" një pjesë të madhe pa kurrfarë turpi e humb liderin karizmatik derisa një pjesë e madhe e filmit në praktikë nuk dërgon askund. Duke shitur diamante të rralla për gangsterët rusë me gjasë nuk është më se i sigurt, megjithëse dileri i tyre, Lucas Hill (Reeves), duket se i është dhënë me të madhe tregut të zi. Ai me këtë rast arrin në qytetin Shën Petersburg, për t'u takuar me partnerin e tij, derisa ai arrin atje për ta gjetur atë, Pyotr (Boris Gulyarin), është zhdukur.

Duke u shfaqur duarbosh në një takim me shefin lokal të krimit, Boris Volkov (Pasha D. Lychnikoff), ai negocion për një marrëveshje shtesë për t'ia dhënë atij edhe dy ditë të tjera për të gjetur mostrat e diamanteve të kaltër të cilët paraprakisht Pyotr i kishte premtuar për një marrëveshje prej 50 milion dollarë. Para se t'u shkojë mendja t'i thoni "shko në shtëpi tash" Hill e gjurmon partnerin e tij në qytetin siberian të Mirnit, duke marrë një aeroplan privat me shpresën se do ta gjejë partnerin rus dhe do t'i gjejnë mostrat e diamanteve të kaltër. Duket se nuk do të jetë e lehtë për ta gjetur partnerin e tij, kjo për faktin se qyteti me emrin Mirni është një qytet i errët me shumë sekrete në vete. Ajo që është shumë e qartë po ashtu është se banorët vendorë nuk i kanë edhe aq shumë në qejf të huajt. Ai aty në një kafene lokale takon edhe pronaren Katya (Ana Ularu). Diktimi i komplotit Me gjasë ajo nuk është aq 'miqësore' sa banorët tjerë lokalë dhe e dërgon atë drejt e në shtrat ditën tjetër. Në disa momente kyçe Reeves ka aftësinë edhe të flasë në gjuhën ruse, megjithëse jo edhe aq shumë në skenat e shumta, duke bërë dashuri me Ularu. Ngjarja e filmit ka ndikuar se nëse skenaristi Scott B. Smith nuk do ta lejonte Reeves ta diktonte komplotin, do të dilte se kishte qenë i përfshirë në diçka tjetër. Kështu, ai është në kërkim të partnerit të tij rus me emrin Pyotr dhe diamantet e humbur. Dritat shumë të mira bërë me punën e kamerës, janë të përkushtuar që secilin moment të Hill-it ta përjetojmë me dhimbje, e po ashtu edhe dhimbjet mendore dhe fizike, sepse ia vlen. 

(Kosova Sot)