"Anibari" ndez projektorët me fuqizimin e zërit të gruas

  • 16 August 2018 - 14:42
Peja tashmë është shndërruar në kryeqendër të animacioneve nga të katër anët e botës. E tillë do të jetë për një javë rresht. "Anibari" ka ndezur projektorët bashkë me mesazhet për barazi gjinore, tema që trajton edicioni i sivjetmë i këtij festivali ndërkombëtar të animacionit. Intro e asaj që do të sjellë, ka qenë ceremonia e hapjes, të hënën mbrëma në kinemanë "Jusuf Gërvalla". Përveç këtij vendi, janë edhe ekranet e mëdha të dy kinemave që edhe këtë vit organizatorët i kanë improvizuar nën qiellin e hapur, kinema "Liqeni" dhe ajo "Kubat" në parkun "Karagaq". Fiks 215 filma, prej 1 mijë e 59 filmave sa kanë aplikuar gjithsej, janë në program. 

(Kosova Sot)