Keira Knightley nuk e dinte që kishte hendek midis pagave në Hollivud - Kulturë - Kosova Sot
Keira Knightley nuk e dinte që kishte hendek midis pagave në Hollivud

Keira Knightley nuk e dinte që kishte hendek midis pagave në Hollivud

"Nuk kam fituar më pak se meshkujt me të cilët kam punuar bashkë" 

Keira flet për përvojat e saj për të gjetur famën si një femër e re që ishte, si dhe për 'standardet e dyfishta' me të cilat është përballur shkaku i gjinisë. Ajo ka shpjeguar: 'Meshkujt janë të prirë për t'u dehur dhe për t'u rrëzuar nëpër klube"


Ajo nuk është e panjohur për Hollivudin, derisa karrierën e saj në industrinë e filmit e kishte filluar që në moshën dhjetë vjeçe. Por, Keira Knightley ka rrëfyer se nuk ishte në dijeni në lidhje me pabarazitë në paga që janë shfaqur midis yjeve meshkuj dhe femra në Hollivud. Duke folur për revistën "ELLE", aktorja e bukur 33 vjeçe, e pranon se kurrë nuk kishte bërë pyetje në lidhje për pagën e saj, por tani e bën dhe si rezultat i kësaj nuk ka fituar më pak se sa yjet meshkujt për dy filmat e saj të fundit ku kishte marrë pjesë. Kur ishte pyetur në lidhje me pagën e saj në relacion me yjet meshkuj, Keira është përgjigjur: 'Kjo nuk më ka ndodhur mua. Ndihesha si diçka që nuk duhet shtruar pyetje'. Më pas, ajo plot me vetëbesim shton: 'Por, unë tash pyes, dhe e kam thënë në dy filmat e mi të fundit, nuk kam fituar më pak se meshkujt me të cilët kam punuar bashkë'. 

Porosi të vështira për femrat e reja
Komentet e Keira-s vijnë derisa ajo ishte emërtuar si "honore" për numrin e nëntorit të revistës "ELLE" që e feston 25 vjetorin e femrës në Hollivud. Secila e nderuar kështu do të shfaqet në ballinën e revistës, me yllin e filmit "Pirates of the Caribbean", bukuroshen Keira që shfaqet me disa foto monokromi. Ajo ka një vajzë Edie, tri vjeçe, me bashkëshortin James Righton, është fotografuar në një foto elegante, me fustanin dhe flokun e rrahur nga era dhe efektin dramatik "smokey eye". Në fotot tjera, Keira vjen me një seri dizajnesh me veshjen pikapika, me një foto që yllin e filmit e sjellë teksa qëndron e mbështetur prapa në një karrige dhe me duart e vendosura në ijët e saj. Për numrin e revistës, Keira po ashtu flet për përvojat e saj për të gjetur famën si një femër e re që ishte si dhe për 'standardet e dyfishta' me të cilat është përballur shkaku i gjinisë. Ajo ka shpjeguar: 'Meshkujt janë të prirë për t'u dehur dhe për t'u rrëzuar nëpër klube. Më pas [njerëzit] shkojnë, "Po, ti je 'cool'. Por nëse unë do të isha e tillë, ky do të ishte fundi i karrierës time', pohon Keira: 'Ne po ashtu jetojmë në një shoqëri që jep porosi të vështira për femrat e reja. 'Duhet të jesh e dobët, por jo aq e dobët. Duhet të shkosh, të dalësh dhe të bësh seks, më pas njerëzit thonë "Jo, ti je bushtër". Gjithmonë e tepron me diçka'. Intervista e saj, e yllit "Antonement" vjen pasi që kishte pësuar një dështim në moshën 22 vjeçe. Përkundër faktit se kishte bërë një pushim të gjatë pas paraqitjeve të suksesshme në filmat si "Bend It Like Beckham" dhe "Love Actually", Keira e pranon se ishte rrënuar nga vëmendja e mediave që kishte pasur. 
 
Image

Ka pasur një thyerje mendore në moshën 22 vjeçe

Nga brenda, krejt çfarë dëgjon janë kritika, vërtet. "Jam ndier sikur nuk kisha vlerë', ka thënë ajo. Keira thotë: 'Nëse ju [yjet femra] nuk dorëzoheshit para tyre, atëherë ia vlen derisa t'ju bëjnë të dorëzoheni para tyre … kështu papritmas ishte një nivel i dhunës. Kjo nuk është diçka që dikush do të reagonte mirë. Unë kam pasur një thyerje mendore në moshën 22 vjeçe, kështu që kam pushuar një vit dhe isha diagnostikuar me çrregullime të stresit posttraumatik'. Më pas u bë e ditur se Keira nuk ishte në gjendje të dilte nga shtëpia për tre muaj, pak kohë para "2008 BAFTA", ishte dashur të shkonte në terapi për t'u shfaqur në tepihun e kuq që të mos ketë 'sulme paniku'. Keira aktualisht është duke filmuar filmin "Official Secrets", që do të lansohet për vitin 2019. Numri i nëntorit për "ELLE" lansohet më 23 tetor.

(Kosova Sot)

18 orë e 29 minuta më parë
21/10/18