Pse 'Bad Times at the El Royale' ringjall nostalgjinë e viteve të 60-ta?

  • 17 October 2018 - 15:20
Pse 'Bad Times at the El Royale' ringjall nostalgjinë e viteve të 60-ta?
Në një epokë kur mania e viteve të tetëdhjeta e ka pushtuar Hollivudin, filmi i Drew Goddard vjen para atij të Quentin Tarantino-s, me titull 'Once Upon a Time in Hollywood'. U deshën rreth tridhjetë vite për nostalgjinë kulturore për t'u ndërtuar dhe të rikontekstualizohet për një epokë të re, prandaj adhurimi aktual që po e shikojmë në film dhe në televizion vjen si pasojë e të tetëdhjetave. Po ashtu, vlen të theksohet se kurdoherë një regjisor e bën një qasje kur sjellë një periudhë të caktuar kohore. 

Paranoja e trazirave Filmi i regjisorit Drew Goddard, me titull "Bad Times at the El Royale" ka zgjedhur që të kthehet në vitin 1969, një vit ky që duket se bën kthimin në reflektimin e shqetësimit të tij, paranojës dhe trazirave. "Bad Times at the El Royale" nuk është filmi i vetëm që vendos të ecë nëpër rrugët kur shënon viti 1969. Vitin që po vjen, regjisori Quentin Tarantino do ta ekzaminojë periudhën e njëjtë kohore me "Once Upon a Time in Hollywood". Filmi i Goddard sjellë në rolin kryesor Chris Hemsworth, si një lider të kultit, Billy Lee, është figura e inspiruar, Ruth (Cailee Spaeny), është e përkushtuar të kujtojë vrasësen e të gjitha kohërave. Manson ka qenë figura intriguese që nga vrasjet "TateLaBianca" që zunë vend dhe lanë aktoren dhe katër të tjerë të vdekur. Por ajo që në veçanti Goddard bën është përdorimi i personazhit të Hemsworth si një pasojë e përgjithshme. 

Zhurma e zëshme Pak a shumë sikurse një stuhi në forcim që ndërtohet me kursin e kohëzgjatjes së filmit, Billy Lee është shiu që ndjekë që të gjitha vetëtimat dhe uraganet. Zhurma e zëshme dhe dhuna bëjnë një tërheqje të vëmendjes, derisa një forcë e madhe përdoret për të verbëruar shumicën. Zakonisht cituar si "viti ku gjithçka ndryshon" viti 1969 ishte kulmi i një trazirës që ka përshkruar krejt Amerikën - që nga inaugurimi i Richard Nixon në janar e deri te vdekja brutale e Meredith Hunter te "Altamont Speedway" në dhjetor. Sikurse filmi paraprak i regjisorit Goddard, me titull "The Cabin in the Woods", mbështetja e zgjedhjes është pikëpyetje. A vërtetë njerëzit kanë një vullnet të lirë? Apo, a është gjithçka e parashikuar? Arritjet e personazheve të ndryshëm në hotel veprojnë për tiparet që kanë formuar trashëgiminë kulturore të vendit: nga Darlene Sweet (Cynthia Erivo) që s sjellë talentin e muzikës, e deri te Jon Hamm me Laramie Sullivan që përfaqëson mbetjet e fundit të epokës së Luftës së Ftohtë të J. Edgar Hoover, nga vitet e pesëdhjeta. 

(Kosova Sot)