Maisie Williams: Ende jam objektiv i bashkëmoshatarëve të mi

  • 19 October 2018 - 09:23
Maisie Williams: Ende jam objektiv i bashkëmoshatarëve të mi

Në moshën 21 vjeçe, Williams do ta bëjë debutimin e saj në skenë te teatri "Hampstead", në Londër

Williams është shumë popullore nëpër rrjetet shoqërore, me një numër të madh ndjekësish, me rreth 2 milionë në "Twitter" dhe me rreth 6 milionë në "Instagram"

Roli i saj si Arya Stark i ka siguruar miliona adhurues në mbarë botën. Tani, aktorja 21 vjeçe po bën debutimin e saj në skenë, duke marrë pjesë në horronin e "Marvel" dhe përfundimisht i ka lyer thonjtë. Maisie Williams po mban një palë syze të mëdha me kornizë të rrumbullakët, ka veshur një palë çizme me motive leopardi dhe një kapelë djaloshare, e të gjitha këto e bëjnë që të duket thuajse porsa ka dalë nga "Carnaby Street", në vitin 1969. Përderisa e pi një gllënjkë të çajit bimor, ajo shpjegon se po tenton ta lërë kafenë. "Unë pi shumë kafe", thotë ajo. "Sikurse, shikoni tutje dhe bokalli me kafe ka mbetur i zbrazët. Njerëzit thonë s'mund ta përgjysmojë sasinë e kafesë, por nuk e di se çfarë do të thotë kjo. Unë jam një lloj i personit, ose të gjitha ose asgjë". 

E zonja me shpatë Në moshën 21 vjeçe, Williams do ta bëjë debutimin e saj në skenë te teatri "Hampstead" në Londër. Ajo merr pjesë me rolin kryesor në "I and You", në dramën për adoleshentë nga Lauren Gunderson, i cili, pas "Shakespeare", ishte drama më e luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të kaluar. Kur për të parën herë e kam takuar Williams, ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe nëna e saj po qëndronte me të në intervistë. Ishim në Bath, ku ajo ka kaluar një pjesë të madhe të kohës së saj si adoleshente, për të folur në lidhje me sezonin e tretë që po vjen të vazhdimit "Game of Thrones". Si Arya Stark, që është mjaft e zonja me shpatë, ajo tashmë ishte e adhuruara e shikuesve. Edhe  atëherë, ajo ka folur për faktin se sa shumë do të pëlqente të aktronte në skenë. Dhe ja ku jemi tani, shtatë vite më pas. Williams i ishte ofruar edhe më parë puna në teatër, përfshirë diçka në Brodvei."Kjo do të ishte e tepërt, që të bartem në një qytet të ri si ky, në një shtet të ri. Dhe më pas të bësh tetë shfaqje në javë në Brodue kur unë kurrë nuk kam qenë në skenë më përpara - kjo nuk ishte e drejtë". Por, "Game of Thrones" ka përfunduar xhirimin njëherë e mirë për këtë, dhe ky ishte një hap më i ndjeshëm. Në "I and You", ajo aktron si Caroline, një shtëpiake 17 vjeçe që kryesisht komunikon përmes telefonit të saj, derisa një mik i klasës, Anthony, futet krejt papritur. "Caroline ka një qasje pesimiste për botën, që e ka ndërtuar nga përvoja e saj dhe ajo i ka të gjitha dëshmitë për ta mbështetur një pesimizëm të tillë" thotë ajo."Duke lexuar skriptin ishte sikur të lexosh tekste në telefonin tim kur isha në shkollë" thotë ajo. "Ajo që më mahnit është sesa shumë rezonante me mua si një femër e re në botën sot". Për më shumë, përvoja e saj si një qenie e re njerëzore ishte e pazakonshme. Ajo ishte 12 vjeçe kur për të parën herë kishte bërë audicionin për shfaqjen më të madhe të televizionit në planet. Sigurisht se kjo është moshë e vështirë për secilin, por në veçanti ndihet thuajse e krejt bota po të shikon? "Mmmhmm. Epo, 12, nuk është shumë, por 15, 16, kjo është ajo koha kur hormonet vërtetë fluturojnë. Duke kaluar nëpër një periudhë si kjo dhe në tentim të manovrimit të opinioneve të tjera të njerëzve rreth asaj se kush je dhe si duhet të veprosh, kjo është e vështirë, vetëm për faktin se si në dëshpërim je në kërkim të identitetit tënd. Qoftë nëse je e famshme në moshën 15 vjeçe apo jo, ende je e hutuar rreth asaj se kush je". 

Përvoja shqetësuese Williams po ashtu është shumë popullore nëpër rrjetet shoqërore, me një numër të madh ndjekësish, me rreth 2 milionë në "Twitter", me rreth 6 milionë në "Instagram". "Unë mendoj se nuk ka edhe aq shumë rëndësi se sa shumë njerëz të ndjekin nëpër rrjetet shoqërore", thotë ajo."Problemet ende mbesin të njëjtat. Komentet ende lëndojnë po aq shumë, qoftë si personalisht, apo qofshin të gjithë në shkollën tënde, qoftë hapësira përreth Londrës. Kështu që unë nuk mendoj se përvoja ime ishte aq ndryshe. Ndoshta në një shkallë më të madhe? Por ende janë problemet me të cilat ballafaqohesh pa marrë parasysh nëse je në shkollë apo në ndonjë shfaqje televizive". Pasi kishte filmuar disa sezone te "GoT", Williams është kthyer në shkollë, por ishte e vështirë, me përvojë shqetësuese dhe me gjasë ishte e vështirë në shtëpi.
 

(Kosova Sot)