42 shtete në 'Evrovizion', me Kosovën ndoshta 43 - Kulturë - Kosova Sot
42 shtete në

42 shtete në 'Evrovizion', me Kosovën ndoshta 43

Janë gjithsej 42 shtete të cilat do të dërgojnë këngët e tyre në 'Evrovizionin' e vitit 2019. Dje faqja zyrtare e 'Evrovizionit' ka treguar se do të jenë 42 shtete që do të marrin pjesë në 'Evrovizion Song Contest 2019', që do të mbahet në Izrael. Shqipëria është në mesin e kësaj liste. Gjermania mban rekordin për pjesëmarrjen e 63-të vitin tjetër, ndërsa Greqia do të marrë pjesë për herë të 40-të. 19 shtete do të kenë mundësi ta fitojnë 'Evrovizionin' për herë të parë. Letonia e Lituania do të marrin pjesë për herë të 20-të në garë, derisa San Marino do të marrë pjesë në garë për herë të dhjetë. Nuk dihet ende nëse ky numër do të ndryshojë, me ardhjen e shteteve tjera. Vitin e kaluar ndodhi që numri të ndryshonte, e një gjë e tillë mund të ndodhë edhe vitin tjetër. Për Kosovën do të votohet në EBU - Unionin e Transmetuesve Evropianë dhe kësisoj ekziston mundësia që Kosova të debutojë në 'Evrovizionin' vitin tjetër ose në vitin 2020. Shumë fansa po shprehen të zhgënjyer me largimin e Bullgarisë nga 'Evrovizioni' i vitit 2019.

 

(Kosova Sot)

56 minuta më parë
18/11/18