Mina sjell albumin kushtuar Lucio Batistit

  • 15 November 2018 - 11:42
Mina sjell albumin kushtuar Lucio Batistit

Më 30 nëntor do të dalë albumi i fundit i Minës, kushtuar Lucio Batistit. Albumi do të titullohet "Paradiso" dhe do të vijë në bashkëpunim me Warner Music. Zonja e muzikës italiane përkujton këngët e Batistit në 20-vjetorin e vdekjes njëkohësisht të shokut të saj, me të cilin përshkoi një rrugëtim shumë të gjatë në kohë dhe paralelisht edhe në karrierë. Mina i ka konsideruar gjeniale, gjithashtu tekstet e Batistit në bashkëpunim me Mogol. "Paradiso", i cili do të jetë i disponueshëm në CD dhe në version digjital, përmbledh këngët e BatistiMogol, të kënduara tashmë prej vitesh nga Mina, plus edhe dy pjesë që nuk janë interpretuar kurrë.

 

(Kosova Sot)