Elsa Lila fiton festivalin e këngës dhe përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
Artistja e mirënjohur Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën "Duje" do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian "Eurosong" 2023, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo fitore erdhi me vota të publikut, falë interpretimit të shkëlqyer të Albinës dhe të gjithë familjes së saj që me përformancën e tyre e ndezën Pallatin e Koncerteve.
Kënga ka spikatur pasi u mirëprit nga publiku shqiptar dhe me plotë meritë Albina me familjen Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.
Albina & Familja Kelmendi poashtu u vlerësuan me vendin e dytë nga juria e festivalit të RTSH-së.
(Kosova Sot Online)