Sonte zgjidhet fituesi i Fest 62' dhe përfaqësuesi i Shqipërisë për 'Eurovizion 2024'
Sonte është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 nga juria me 11 anëtarë profesionistë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në skenë sot do të përformojnë 22 këngëtarë, 8 prej të cilëve janë artistë të rinj debutues. Por në garën për në Eurovizion do të jenë të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni dhe do të jetë vota e teleshikuesve që do të përcaktojë përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin europian.
Ndërkohë natën finale të Fest 62 do të kenë mundësi ta ndjekin gjithë shqiptarët e rajonit, pasi do të transmetohet drejpërsëdrejti në disa televizone publike, në vendet ku ata jetojnë.
Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.
Për herë të parë në historinë e festivaleve, nata finale e Fest 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi në kanalin shqip të radios së Malit të Zi, i vetmi kanal atje që transmeton shqip 24 orë.
Lista e këngëtarëve që do të performojnë sonte në natën finale:
Kastro Zizo-2073
Mal Retkoceri - Çmendur
Erina & The Elementals - Jetën n'skaj
Melodajn Mancaku - Nuk jemi më
Tiri Gjoci-Në ëndërr
Kleansa Susaj - Pikturë
Irma Lepuri - Më prit
Festina Mejzini-Melos
Eldis Arrnjeti - Një kujtim
Martina Serreqi - Vetëm ty
Besa Krasniqi - Esenciale
Sergio Hajdini - Uragan
Olimpia Smajlaj - Saj
Anduel Kovaci - Nan
Michela Paluca - Për veten
Peter Pan kuartet - Një herë
Besa Kokëdhima - Zemrën n'dorë
Arsi Bako - Zgjohu
Elsa Lila - Mars
Andi Tanko-Herë pas here
Shpat Deda – S’mund t'fitoj pa ty
Big Basta & Vesa Luma-Mbinatyrale
(Kosova Sot Online)