Lexoni edhe:
Cilin çmim e mori Dua Lipa në ceremoninë 'Brit Awards'?
Emisioni i artistes Adelina Ismaili, "Show i së Premtës", i cili së fundi u ndalua në mënyrë arbitrare si në kohën e komunizmit vetëm pse të ftuar e kishte hoxhën Drilon Gashi me botëkuptim ndryshe, është transmetuar i plotë në llogarinë e saj sociale në Facebook, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Cilin çmim e mori Dua Lipa në ceremoninë 'Brit Awards'?Lexoni edhe:
Teologu hoxhë Drilon Gashi në emisionin "Show i së Premtës", ndër të tjera ka theksuar se Arabia Saudite kohëve të fundit ka bërë disa përparime dhe reforma rrënjesore prandaj viteve të fundit në Arabi festohet edhe Viti i Ri, Krishtlindja, Hallowen edhe festa e të dashuruarve.
"Unë atje kam pasur rastin t'i mbaroj studimet dhe sot po ndihem mirë që atje kanë ndryshuar shumë gjëra për të mirë por e keqja është se disa që kanë dalur nga ato studime janë kthyer në Kosovë dhe e kanë sjellur një Arabi Saudite me mendësi të vjetër të pareformuar. Dmth. me një mendësi të mesjetës e kjo mua po bën dëm. Në Arabinë Saudite atje reformohen derisa ne në Kosovë shkojmë prapa gjë që nuk po më pëlqen. E jona është të ecim me kohën se Zoti ka dashur që bota të avancohet dhe ne duhet të ecim me modernizimin", ka theksuar Gashi.
(Kosova Sot Online)