Enver Petrovci e zbulon përballë Adelinës cili politikan shqiptar është i pakonkurrencë!

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 18:25
Enver Petrovci e zbulon përballë  Adelinës cili politikan shqiptar është i pakonkurrencë!

Artisti dhe profesori i njohur Enver Petrovci ka qenë së fundi i ftuar në emisionin "Show i së premtës" me Adelina Ismailin, ku është përgjigjur në shumë pyetje rreth, jetës, karrierës dhe aktualitetit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në pyetjen e Adelinës se: Cili nga politikanët tonë ka paraqitjen më të mirë artistike sipas profesorit Enver Petrovci?

Petrovci ka theksuar se patraqitjen më artistike e ka Menduhi.

"Mendoj se më artistike e ka Menduhi, po flasim për artistike derisa Ali Ahmeti është më fullirant derisa Menduhi i ka pa do filma ky, t'kishte qenë femër isha martuar me të pasi seksi ka dalur", ka theksuar Petrovci.

Derisa për Sali Berishen ka theksuar se është i pakonkurencë në krahsim me Edi Ramën, Hashim Thaqin e Ramush Haradinajn.

"Sali Berisha është i pakonkurencë, është krejt artist, nga duart e te këmbët. E kam shumë dost", ka theksuar ndër të tjera Petrovci.

Derisa për Vjosa Osmanin ka theksuar se po i pëlqen se po vishet me shije si Angela Merkel, poashtu flet me qetësi po ka shtuar se ka një vërejtje që do t'ia them në katër sy e jo publikisht, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë për Albin Kurtin ka theksuar se nuk posedon fare art, por ai është i menqur. Kurti besoj se ka lexuar më shumë se tërë parlamenti bashkë. Albinin nuk e ka bërë koha, ka punuar për të qenë këtu ku është sot.

Përfundimisht për Enver Petrovcin, Sali Berisha e ka qëndrimin më artistik me të lartpërmendurit.

(Kosova Sot Online)