Shkollat fillore në Prishtinë plaçkitin nxënësit

  • 25 June 2016 - 22:25
Shkollat fillore në Prishtinë plaçkitin nxënësit

Janë mbi 10 shkolla fillore të kryeqytetit, të cilat u kanë kërkuar para nxënësve të klasave të 9-ta për t’u pajisur me dëftesa.

Vlera e parave të kërkuara nga udhëheqësit e shkollave ka qenë 2 .5 euro dhe është arsyetuar me plotësimin dhe bukurshkrimin në dëftesa.

Drejtoria e arsimit në komunën e Prishtinës, ka pranuar ankesa nga prindër të cilët e kanë quajtur si të paligjshme dhe jokorrekte marrjen e parave nga nxënësit.

Ardiana Ismaili, nga Drejtoria e arsimit në komunën e Prishtinës, ka deklaruar se kjo drejtori ka reaguar menjëherë dhe ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që t’u kthejnë parat e marra.

(Kosova Sot)