Mblidhet Kryesia e LDK-së, temë diskutimi edhe koalicioni me PDK-në

  • 27 June 2016 - 18:07
Mblidhet Kryesia e LDK-së, temë diskutimi edhe koalicioni me PDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur Kryesinë e Partisë në selinë qendrore të kësaj partie.

Në mbledhjen e Kryesisë është duke u diskutuar për vazhdimin e koalicionit me PDK-në, apo shkuarja në zgjedhje të reja, raporton indeksonline.

Po ashtu në këtë mbledhje është duke u diskutuar edhe për Demarkacionin me Malin e Zi dhe dërgimin në Gjykatën e Arbitrazhit.

(Kosova Sot)