Kishte shkuar në 'parajsë' për një jetë të re, gjendet e masakruar në xhungël

  • 27 June 2016 - 20:36
Kishte shkuar në 'parajsë' për një jetë të re, gjendet e masakruar në xhungël

Me ujin e pastër si loti, që përplasej në rërën e bardhë në plazhin e mbushur me pemë të kokosit, që përdoreshin për kokteje të ndryshme, ishulli i Kareneros, fare afër bregut të Panamasë, dukej vendi i përkryer për Yvonne Baldelli-n. Ky ishte destinacioni i ëndrrave për të divorcuaren nga Kalifornia, e cila po kërkonte një fillim të ri, transemton gazeta Kosova Sot.

Me të dashurin e saj, Brian Brimager dhe qenin e saj të dashur përkrah vetes, ajo kishte menduar se e kishte gjeture parajsën. Yvonne, 42-vjeçare, iu kishte folur familjarëve të saj përplot entuziazëm për jetën që ajo kishte nisur, andaj ata ishin tronditur kur, vetëm tre muaj më vonë, Brian iu kishte thënë që Yvonne e kishte lënë, duke pretenduar që ajo kishte shkuar me një mashkull tjetër. Rrëfimi i tij ishte i pakuptimtë. Megjithatë, janë dashur dy vjet për ta zbuluar të vërtetën e tmerrshme prapa zhdukjes së saj, trupi i së cilës ishte futur në çantë shpine dhe ishte flakur në kënetat e një xhungle në Panama.

Donte një jetë të thjeshtë

Në vitin 2011, Yvonne e kishte gjetur veten në një udhëkryq. Ajo ishte konsideruar e tepërt në vendin e saj të punës si menaxhere e shitjeve dhe e kishte parë një mundësi të mirë për ta ndryshuar jetën e vet. Ajo kishte dashur një jetë të thjeshtë, pranë oqeanit. Bukuria përrallore e ishujve të Panamasë ishin vendi që ajo ishte duke e kërkuar, andaj ajo ishte gëzuar tej mase kur edhe i dashuri i saj, me të cilin kishte filluar një lidhje dashurie dy vjet më parë, ishte pajtuar t'i bashkohej. Brian-i, i gjatë e i lezetshëm, sapo kishte përfunduar tetë vjet në ushtrinë amerikane. Më vonë gjatë atij viti, çifti ishte vendosur për të jetuar në Karenero, ku kishin marrë me qira një shtëpi të vogël në plazh. Ata me vete kishin marrë edhe qenin e Yvonne-s. Brian e kishte siguruar mbijetesën duke kënduar nëpër kafene lokale, ndërsa Yvonne kishte menduar të fillonte me qepjen e rrobave të ndryshme, për të fituar mjaftueshëm sa për jetesë. Gjatë tre muajve të parë ajo iu kishte shkruar vazhdimisht familjarëve të saj duke iu treguar se sa e lumtur ishte. Mirëpo, pas tre muajsh, e-mailet e saj ishin rralluar dhe pa kaluar shumë kohë Brian kishte biseduar me ta për t'iu thënë që ajo ishte ikur me një mashkull që quhej Tony Gonzalez dhe se e kishte lënë atë. 

U vra nga i dashuri

Brian më pas ishte kthyer në Kaliforni, ku kishte nisur një lidhje dashurie me një ish të dashur të tij. Disa javë më vonë ai i kishte propozuar martesë dhe në janar të vitit 2012, ata kishin lidhur kurorë. Brian iu kishte thënë familjarëve që Yvonne kishte shkuar në KostaRika, mirëpo meqë ajo nuk iu ishte lajmëruar fare, ata kishin filluar të dyshonin. Familjarët ishin nisur menjëherë për në Panama ku e kishin lajmëruar rastin në polici dhe menjëherë ishin nisur kërkimet për trupin e Yvonne-s. Trupi i saj i pajetë më në fund ishte gjetur në një kënetë në xhungël, i masakruar e i futur në një çantë të shpinës, të stilit ushtarak. Brian-i, që tani është dyzetvjeçar, është shpallur fajtor për vrasjen e ish-të dashurës së tij, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë. Ai është dënuar me 26 vjet burg për vrasjen e Yvonne-s. Ai ka kërkuar falje dhe ka thënë që kjo gjë është krejtë- sisht kundër natyrës së tij. Mirëpo kërkimfalja e ardhur nga ai është e kotë për familjen e Yvonne-s, që kishte jetuar për vjet të tëra në ankth, në kërkim të së vërtetës. Yvonne kishte menduar që po fillonte një jetë të re në parajsë, mirëpo ajo me vete kishte marrë dikë që do t'i jepte fund çdo gjëje - Brian-in.  

(Ksoova Sot)