OKB-ja mbron femrat nga dhuna seksuale në Kolumbi, marrëveshje historike

  • 25 July 2016 - 09:46
OKB-ja mbron femrat nga dhuna seksuale në Kolumbi, marrëveshje historike

OKB-ja ka arritur një marrëveshje midis qeverisë Kolumbiane dhe rebelëve  të “FARC” të cilët kanë dhënë garanci specifike për sigurinë e femrave , si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

 

Palët kanë vendosur të ngrejnë një komision për të shqyrtuar dhunën seksuale gjatë konfliktit 50-vjeçar sepse femrat kanë vuajtur shpesh dhunën seksuale.

Duke folur nga kryeqyteti kubanez, Havana, ku po mbahen bisedimet, kryetarja e OKB-së për femrat, Phumzile Mlambo-Ngcuka,  tha se organizata duhet të përdorë shembullin e Kolumbisë në të gjitha zonat tjera të konflikteve në mbarë botën.

“Çështja e dhunës ndaj grave, veçanërisht, dhuna seksuale është prioritet në mënyrë që viktimat mund të kërkojnë drejtësi,” tha ajo.

“Kjo nuk ka ndodhur në marrëveshjet e tjera të paqes, kështu që kemi të bëjmë me një ngjarje historike.”

Të dyja palët u pajtuan se gratë duhet të  kenë qasje të barabartë  pasi u nënshkrua marrëveshja përfundimtare e paqes.

(Kosova Sot)