Hungaria nuk do të hapë kufirin për emigrantët, këta të fundit paralajmërojnë grevë urie

  • 25 July 2016 - 17:21
Hungaria nuk do të hapë kufirin për emigrantët, këta të fundit paralajmërojnë grevë urie

Qeveria hungareze nuk do të ndikohet nga presioni i jashtëm për të hapur kufirin për emigrantët, ka thënë këshilltari i kryeministri për sigurinë e  brendshme Gjorgji Bakondi.

Rreth 400 emigrantët të cilët u nisën nga Beogradi mbërritën të dielën në zonën kufitare Horgos-Reske duke kërkuar që të kalojnë në Evropën Perëndimore nëpërmjet Hungarisë.

Emigrantët, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, thanë për televizionin M1 se ata kanë planifikuar që të fillojnë një grevë urie në shenjë proteste kundër rregullave strikte në kalimin e kufirit hungarez, raporton agjencia hungareze MTI.

Ndërsa në natën mes të dielës dhe të hënës një total prej 166 njerëzve u përpoqën për të kaluar kufirin jugor të Hungarisë në mënyrë të paligjshme, ka thënë Bakondi duke vazhduar se asnjë nga 130 emigrantëve i cili arriti të dielën nuk kanë aplikuar për azil t4ek autoritetet hungareze.

(Kosova Sot)