Studimi: Qytetarët turq besojnë se Gulen qëndron prapa tentim puçit, disa e fajësojnë Amerikën

  • 26 July 2016 - 18:38
Studimi: Qytetarët turq besojnë se Gulen qëndron prapa tentim puçit, disa e fajësojnë Amerikën

Gati dy të tretat e qytetarëve në Turqi besojnë se kleriku mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, qëndron para tentim puçit të dështuar në Turqi, sipas një studimi të kryer nga Andy-Ar.
Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, thotë se Gulen, i cili ka shumë përkrahës në Turqi, ka qenë truri i organizimit të puçit.

Erdogan ka akuzuar për një kohë të gjatë dikur aleatin e tij për ndërtimin e një rrjeti brenda ushtrisë, policisë, gjyqësorit, shërbimeve civile, arsimit dhe medias me qellim që të kontrollojë shtetin.Studimi i Andy-Ar ka gjetur se 64.4% e të anketuarve besojnë se Gulen qëndron prapa tentim puçit, ndërsa 3.8% e fajësojnë ShBA-në për këtë.

Rreth 3.6% i fajësojnë fuqitë e huaja dhe 2.2% e fajësojnë vetë presidentin Erdogan.

Studimi është kryer përmes intervistave telefonike me 1.496 njerëz më 19 korrik, Andy-Ar ka thënë.

(Kosova Sot)