Kërcënim me armë në zonën industriale në Prishtinë

  • 30 August 2016 - 10:35
Kërcënim me armë në zonën industriale në Prishtinë

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se, ka kanosur me armë viktimën mashkull shqiptar.

Ngjarja sipas PK-së, ka ndodhur në zonën industriale në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Njësitet policore nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë të tipit Browing, cal-8 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)