Ngritet aktakuzë kundër Lutfi Hazirit

  • 30 August 2016 - 13:52
Ngritet aktakuzë kundër Lutfi Hazirit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër  të pandehurit L.H., për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin  2.2  dhe 2.4 të KPK-së.

Sipas aktakuzës L.H., duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitoi çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.H, me këto veprime ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2  dhe 2.4 të KPK-së,njofton Këshilli Prokurorial i Kosovës,transmeton "Kosova Sot Online".

Prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata që i akuzuari të shpallet fajtorë për kryerjen e veprës penale dhe të dënohen sipas ligjit.

(Kosova Sot)