Jep dorëheqje ministri i Ekonomisë i Francës

  • 30 August 2016 - 19:48
Jep dorëheqje ministri i Ekonomisë i Francës

Ministri i Ekonomisë i Francës, Emmanuel Macron, dha dorëheqje nga qeveria.

Ka zëra se ai do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, vitin e ardhshëm.

Macron, 38 vjeç, ka qenë një figurë kontroverse në qeverinë e presidentit socialist, Francois Hollande.

Ai ka vënë në pikëpyetje javën 35-orëshe të punës në Francë, ndërsa për papunësinë e lartë dhe rritjen e dobët ekonomike ka fajësuar mungesën e konkurrencës.

(Kosova Sot)