Gecaj ironizon me VV-në: Sipas sondazheve “të porositura” LDK është bindshëm e para

  • 25 September 2016 - 10:42
Gecaj ironizon me VV-në: Sipas sondazheve “të porositura” LDK është bindshëm e para

Bajram Gecaj, zëvendësministër dhe këshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa, ka ironizuar me një sondazh të publikuar të shtunën, ku thuhej se Partia Demokratike e Kosovës është e para, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e dyta dhe LDK e treta.

Sipas Gecajt edhe Lidhja Demokratike del bindshëm e para, nëse përdorë sondazhe të porositura.

“Në bazë të sondazheve ‘të porositura’, LDK është bindshëm e para, PDK dukshëm prapa, ndërsa AAK dhe VV janë gati të papërfillshme, posaçërisht anarkistët e LAV”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

(Kosova Sot)