KE-Maqedonisë: Forcat politike të fokusohen te zgjedhjet kredibile

  • 29 September 2016 - 22:24
KE-Maqedonisë: Forcat politike të fokusohen te zgjedhjet kredibile

Komisioni Evropian me përimtësi sheh zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe pret që të gjitha forcat politike të fokusohen të zgjedhje kredibile të 11 dhjetorit, tha zëdhënësja e euro-komisarit për zgjerim Johanes Han, Maja Kocijançiç.

“Ky organizim i zgjedhjeve është pika kryesore e rrugës tuaj të integrimit euro-atlantik. Duhet të respektohet lista zgjedhore, të ketë fushatë të qetë si dhe balancim të mediumeve gjatë informimit mbi aktivitetet partiake,” tha ajo.

Gjatë takimit mes Johanes Han dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Arbër Ademi u potencua edhe rëndësia e respektimit të Marrëveshjes së Perzhinos si dhe zbatimi i reformave të rekomanduara nga BE. Raportuesi i Maqedonisë në parlamentin evropian, Ivo Vajgel shtoi gjithashtu se mbështetja ndaj Prokurorisë Speciale është e detyrushme nga partitë politike dhe që të mos e pengojnë punën e tyre. Kjo vërejtje ka ardhur pas deklaratës për shtyp të Prokurorisë Speciale se emaili i tyre është sulmuar.

(Kosova Sot)