Këta janë zyrtarët e PS-së që do marrin pjesë në ceremoninë e Donald Trump

  • 11 January 2017 - 18:50
Këta janë zyrtarët e PS-së që do marrin pjesë në ceremoninë e Donald Trump

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati do përfaqësojnë forcën më të madhe politike në vend në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin  pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit amerikan dhe në të gjitha ceremonitë pasuese protokallare të inagurimit të tij.

(Kosova Sot)