Mustafa ngushëllon Merkelin për vdekjen e ish-presidentit gjerman

  • 11 January 2017 - 19:44
Mustafa ngushëllon Merkelin për vdekjen e ish-presidentit gjerman

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Federal Gjerman, Roman Herzog, i ka shprehur ngushëllime Kancelares Angela Merkel dhe popullit gjerman.

Duke shprehur ngushëllimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rolin e ish-Presidentit Herzog në fuqizimin e rolit të Gjermanisë, me theks të posaçëm në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare, në një periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

 “Gjermania në kohën kur Roman Herzog ishte President Federal dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë e Kosovës, duke ofruar përkrahje të pakursyer edhe për popullin e Kosovës në momentet më të vështira të ballafaqimit me terrorin shtetëror dhe ushtarak të Serbisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

(Kosova Sot)