Burgu në New York ku po mbahet El Chapo më i ‘keq se Guantanamo’

  • 24 January 2017 - 21:21
Burgu në New York ku po mbahet El Chapo më i ‘keq se Guantanamo’

Lordi i drogës Joaquin "El Chapo" Guzman u ekstradua në SHBA dhe po mbahet në burg në New York.

Raportohet se burgu i ndërtuar më 1975 është një ‘ferr i vërtetë’.

John Gotti, Bernie Madoff, dhe terroriste si Omar Abdel Rahman dhe Ramzi Youse kanë parë vështërsitë e këtij burgu.

Ish-të burgosurit e këtij burgu e përshkruajnë si ferr, për shkak të qelive, shtretërve, tavolinave dhe karrigeve që janë të krijuara nga betoni.

“Qelitë janë të ftohta dhe shtretërit nga metali në mure i kthejnë këto dhoma në kuti akulli”, citohet të ketë thënë Uzair Paracha, një i burgosur pakistanez.

“Vera i kthen në furrë prej nxehti”, tha ai.

(Kosova Sot)