Vuçiq për ushtrinë e Kosovës: Shkelje e Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Kosovës
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuqiq ka deklaruar të mërkurën se për çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës pret ndihmën e Bashkimit Evropian, SHBA-ve, Rusisë, duke pohuar se këto janë gjëra të mëdha që dikush të luajë me këtë.
Ai në konferencën për media në Kopaonik, i pyetur për bisedën telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nuk janë pajtuar rreth çështjeve kyçe, para se gjithash për formimin e ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij do të ishte shkelje e Rezolutës 1244 të KS të KB-ve, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkohë, Vuqiq theksoi se verifikimi i aftësive operative të njësive të ushtrisë së Serbisë, e cila ka nisur dje, është e zakonshme dhe zbatohet në pajtim me planet.
“Ky është një verifikim i zakonshëm dhe zbatohet në pajtim me planet që kemi. Kjo është plotësisht normale dhe nuk ka asgjë më shumë”, u shpreh Vuqiq.
(Kosova Sot)