Limaj: Mirënjohës për SHBA-të dhe Evropën që i dolën në ndihmë Kosovës

  • 24 March 2017 - 12:45
Limaj:  Mirënjohës për SHBA-të dhe Evropën që i dolën në ndihmë Kosovës

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka përkujtuar 18 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milohevicit.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se sot 18 vite më parë Kosovës i dolën në ndihmë miqtë e saj dhe se tani ai ndihet shumë mirënjohës me ta.

Ja statusi:

Sot po bëhen 18 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milosheviçit. Sot bëhen plotë 18 vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë.

Sot 18 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq.

Shumë mirënjohje për miqtë e shtetit tonë!

FL

(Kosova Sot)