​ Fqinjët e rinj të Ivanka Trumpit kanë shumë ankesa ndaj saj

  • 25 March 2017 - 23:16
​ Fqinjët e rinj të Ivanka Trumpit kanë shumë ankesa ndaj saj

Banorët e një lagjeje të Washingtonit thonë se klani Trump nuk janë fqinj të mirë. Ankohen për plehrat, parkimin në rrugë dhe patjetër prezencën e madhe të sigurimit.

Fqinjët e Ivanka Trumpit, burrit të saj Jared Kushner dhe tre fëmijëve të saj thonë se trotuaret janë mbyllur, parkingu publik është mbushur dhe se familja dhe stafi i saj nuk janë interesuar për ë mësuar orarin e largimit të bërlloKut jashtë shtëpisë së tyre 5.5 milionë dollarëshe.

‘Ata e kanë shkatërruar lagjen”, tha Marietta Robinson për Associated Press.

Shtëpia në lagjen Kalorama u ble në muajin dhjetor nga një kompani e cila e ka dhënë me qera për çiftin Kushner dhe Trump të cilët u zhvendosën pas inaugurimit të babait të saj, Presidentit Donald Trump. Të dy punojnë si këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë

(Kosova Sot)