Live - Konferenca e përbashkët për Stabilizim Asociim (Video)

  • 21 April 2017 - 13:02
Live - Konferenca e përbashkët për Stabilizim Asociim (Video)

Pas një viti të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) rezultatet janë të dukshme.

Bashkëkryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë mbajten  konferencë për media ku u tha se procesi i integrimit kërkon konsensus të përbashkët politik dhe ne si komision jemi përkushtuar që të mos kemi përplasje politike, por të gjithë të angazhohemi që t’i tejkalojmë ato dhe t’i zbatojmë obligimet tona për ta shtyrë edhe qeverinë edhe këshillin për t’i quar proceset përpara, raporton Kosova Sot Online

“Ky është një takim që hap debat për çështjet që kemi arritur dhe këtu kemi të pranishëm edhe ministrat që deputetët t’i drejtohen atyre për të diskutuar për çështjet e kësaj marrëveshje”, tha deputeti Xhavit Haliti.

Tonino Picula kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian, tha se Bashkimi Evropian mbështet politikën e zgjerimit.

“E nisëm vitin e kaluar me një debat të thellë dhe me këtë rast shpresoj që do të përfshihemi në një bashkëpunim konstruktiv që do të kontribuojë në përfshirjen e Kosovës në integrimin në BE. Dua të vë në dukje që BE-ja mbështet politikën aktive të zgjerimit. Ne jemi krenar që të jemi pjesë e këtij procesi si partnerët tuaj në procesin tuaj të integrimit”, ka thënë ai.

(Kosovoa Sot)