“Gënjeni sa populli t’u çojë në hale të gomerëve”, Rama i kthehet keq komentuesit

  • 21 April 2017 - 14:06
“Gënjeni sa populli t’u çojë në hale të gomerëve”, Rama i kthehet keq komentuesit

Replika të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve, që kanë reaguar pas postimit të tij të radhës ‘kush gënjen’ lidhur me deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, që u bën apel partive politike të futen në zgjedhje

Replikat 

Komentuesi: Te drejten e dini vetem ju qe jeni ne kupolen politike shqiptare , Ti poston qe ambasadori eshte me ty nga ana tjeter Saliu thote se sekretari i shtetit thote eshte me te , rendesi ka me ke eshte populli dhe ju duhet te zbatoni vendimin e tije .

Rama: Shero ketu une kam postuar cfare ka postuar vete Departamenti i Shtetit dhe syte ne balle i ke, keshtu qe lexo burimin lere Saliun dhe lere edhe se c’them une po deshe

Komentuesi: Ju Politikanet ,keni genjyer ,genjeni dhe do vazhdoni te genjeni ,deri sa ky popull nje dite te dale nga gjumi ose nga endrrat me politikan e tju qoje ne hale te gomarve!

Rama: Edmond ti ben mire te kuptosh se nuk jane te gjithe njesoj dhe te zgjosh veten nga ky gjume mendor, se populli nuk fle kurre e mos i’a ki hic merakun, nderkohe qe edukaten mesoje per vete jo per mua Edmond

Komentuesi: Mr Rama per rrena sta fut njeri ty !!!

Rama: Kukes London une tani po shkoj per Kukes ti kalofsh mire ne London dhe meso sa me shume atje se do te duhet dija kur te kthehesh nje dite ketu

(Kosova Sot)