Veseli: Qeverisë i duhet fillim i ri

  • 24 April 2017 - 23:07
Veseli: Qeverisë i duhet fillim i ri

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kërkon fillim të ri në qeverisje, edhe pse partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës. Madje, kreu i PDK’së fillim të ri dëshiron edhe në ministritë që udhëhiqen nga PDK’ja.

“Plani i ri është një strategji zhvillimore-transmetuese e vendit i cili identifikon qartë situatën aktuale të cilën jemi dhe merr masa konkrete, sepse aktualisht kemi një bilanc negativ tregtar”, deklaroi Veseli në nje televizion publik.

Këto qëllime Veseli pretendon t’i arrijë përmes rritjes së prodhimit vendor, e industrializimit të vendit.

Veseli ka komentuar edhe qëndrimet e opozitës, duke thënë se “ajo çfarë dëgjomë nga opozita aktualisht, është një terminologji shterpe, e cila është politike dhe që riciklon problemet dhe asnjë moment nuk i japin zgjedhje”. 

(Kosova Sot)