Veljanoski nuk pranon zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, do të thirr vazhdimin e seancës konstituive

  • 29 April 2017 - 20:24
Veljanoski nuk pranon zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, do të thirr vazhdimin e seancës konstituive

Në intervistën e dhënë për televizionin Sitel, ish kryeparlamentari, Trajko Veljanoski ka deklaruar për se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të ri të Kuvendit dhe thotë se kjo kundër kushtetuese, dhe kundër Rregullores së Kuvendit.

”Gjatë zgjedhjes së Xhaferit është thyer neni 9 dhe 36 i Rregullores së Kuvendit dhe vendim i njejtë nuk do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Unë do ta thërras seancën e ardhshme të Kuvendit atëherë kur të bëhet gati salla kryesore e Kuvendit. Me thirrjen e seancës së re do të vazhdojmë seancën e njejtë, atë që na ndaluan për gjysëm.” Thotë për TV Sitel, ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko  Veljanoski.

(Kosova Sot)