![Petkoviq: Sveçla i frikësohet edhe një posteri me imazhin e Vuçiqit](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/20/200x200_4840_petar-petkovic_f1710943267.jpg)
Ferid Agani deklarohet i pafajshëm
![Ferid Agani deklarohet i pafajshëm](/uploads/images/2016/June/17/auto_fERID1466179553.jpg)
Ferid Agani, njëri nga të akuzuarit në Rastin “Stenta” është deklaruar i pafajshëm.
Në gjykimin e 64 punonjësve shëndetësorë në Rastin “Stenta”, ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani u deklarua i pafajshëm.
“Në asnjë mënyrë nuk ndjehem fajtor”, tha Agani në gjykatë.
Ferid Agani akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit në periudhën 2011-2015.
Edhe të akuzuarit tjerë në Rastin “Stenta” janë duke u deklaruar se si ndihen në lidhje me akuzat me të cilat ngarkohen,sipas kallxo.com
Ferid Agani që është edhe kryetar i Partisë së Drejtësisë në zgjedhjet e 11 qershorit ka hyrë në koalicion me PDK-AAK e Nismën dhe disa subjekte tjera më të vogla.
Koalicioni ishte nënshkruar më 16 maj.
(Kosova Sot)