< Qeveria e pas 11 qershorit do të jetë jetëshkurtër - Lajme - Kosova Sot
Qeveria e pas 11 qershorit do tė jetė jetėshkurtėr

Qeveria e pas 11 qershorit do tė jetė jetėshkurtėr

Bazuar në lidhjet joserioze të koalicioneve parazgjedhore që po ndodhin këto ditë në Kosovë, para zgjedhjeve të 11 qershorit, analistët politikë konsiderojnë se edhe Qeveria e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit, mund të jetë e brishtë dhe mbase Qeveria akoma më jetëshkurtër në historinë e Kosovës, e cila nuk do të arrijë të jetë as edhe 2 vjet në pushtet për shkak të divergjencave të mëdha që kanë pasur deri tani pozicionimet politike në të dyja blloqet. Po ashtu konsiderohet se është vetëm lufta për të marrë këtë pushtet dhe të gjitha këto pazare politike vetëm interesi se kush do ta "msitnojë" tani së fundi edhe 'Trepça' si pasuria e vetme me vlerë që ka mbetur në vend, derisa pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme menjëherë pas arrestimeve të para nga Gjykata Speciale. Një parashikim tepër të zymtë për koalicionin në pritje e ka analisti politik Haki Abazi."Me bazë të zhvillimeve është e pamundur që të ketë qeverisje të qëndrueshme dhe me agjendë zhvillimore. Gjykata Speciale është si korb i zi mbi kokat e institucioneve, shkruan gazeta Kosova Sot
Gjithashtu janë Demarkacioni, Asociacioni që e bëjnë programin qeverisës një fletë të pavlerë", potencoi ai.
Koalicione të panatyrshme
se kjo qeveri e re eventuale, nga kushdo qoftë që formohet dhe futet në koalicion, është shumë e pritshme që nuk do të qëndroj gjatë, sepse edhe ashtu mund të jetë koalicion i panatyrshëm. "Së pari brenga është se a mund të bëhet Qeveria në këtë raport të forcave politike kush me kë dhe nuk dihet fare se a do të mbahen premtimet dhe marrëveshjet private në mes të partive aktuale për koalicione qeveritare, premtime të mëdha për asgjë fare, pa e parë akoma rezultatin zgjedhor. Këto gjëra janë jo valide dhe jo të besueshme, kuptohet se demokracia ka numra e jo qejfe dhe vullnete kush çka po merr. Unë e kam përshtypjen që PDK në këtë raport forcash politike mund të jetë fare lehtë në opozitë ose do ta kthejë postin e kryeministrit pas rezultatit zgjedhor, sepse në këtë marrëveshje nuk asnjë besim të mundshëm", tha Burjani. Sipas tij, gjasat janë që edhe Qeveria që del pas këtyre zgjedhje të ketë jetëgjatësi tepër të shkurtër për shkak të rrethanave në të cilat gjendet Kosova. "Mund të ndodhë që shteti brenda një viti të shkojë në zgjedhje, sepse edhe ashtu ka pazare të çuditshme politike të pakuptimta që janë sinjale se këto zgjedhje mund edhe të dështojnë. Janë disa formula të koalicioneve të çuditshme që shërbejnë si argument i mjaftueshme për pritjen e vështirësive që do të kemi në formimin e institucioneve deri në shtator, apo s'do t'i kemi fare këto institucione para tetorit", u shpreh Burjani.
Zgjedhje të paparashikueshme
Analisti Faton Mehmeti konsideron se skena politike në Kosovë ndodhet në një katrahurë të paparë ndonjëherë, e cila po sjell konfigurime të koalicioneve konglomerat. "Demokracia e shëndoshë asnjëherë nuk arriti të jetë e tillë në Kosovë, ajo u pengua, u vra dhe po goditet çdo ditë. Si pasojë e saj edhe skena politike në vend vuan egot e pafundme të politikaneve të papërgjegjshëm. Tanimë në Kosovë po ndodhin formime të koalicioneve të inateve, pa asnjë të përbashkët mes partive në koalicion, divergjenca të thella mes njëra-tjetrës, divergjenca në koncepte e në mentalitet dhe 'vizion'", theksoi ai. "Kaosi i krijuar gjatë koalicionit të fundit dhe pas mbarimit të saj është pasojë e vënies se interesave personale mbi ato kombëtare dhe shtetërore. Kjo klase politike ka shitur të gjithë pasuritë e këtij vendi, tani që ka mbetur edhe 'Trepça' po bëjnë turr që të vijnë në pushtet, pa pyetur se kush me kë, vetëm e vetëm që të shtojnë pasuritë e tyre me ca miliona. Prandaj, edhe është duke u zhvilluar betejë e madhe se si të vijnë në pushtet, me çdo kusht dhe çdo çmim", tha Faton Mehmeti. Ai thotë se këto zgjedhje me këtë mentalitet, përveç të rrezikshme, pritet të sjellin edhe institucione shumë jetëshkurtra. "Këto zgjedhje përbëjnë një rrezik të madh për qytetarët e vendit, nëse koalicioni i krahut të luftës 'e sheh' se s'po arrin fitore mund edhe të përdorin armët që të 'mbrojnë' pushtetin. Aq sa janë të rrezikshme këto koalicione gjatë zgjedhjeve janë edhe jetëshkurtër, pasi në substancë përbëjnë interesa të ngushta, miope dhe meskine, kështu që nuk pritet të çojnë mandatin e tyre deri në fund, kushdo që e fiton atë", tha analisti Mehmeti. 
 

Frika nga Specialja

Qeveria që pritet të dalë pas këtyre zgjedhje mund të jetë më e parashikueshmja deri tani, edhe sipas analistit Gurakuq Kuqi, por brishtësia mund të jetë më e madhe në rast se pushtetin do ta merrte koalicioni rreth LDK-së dhe 'Vetëvendosjes'. "Kjo pasi LDK-ja ka subjekte krejtësisht joserioze dhe pa perspektivë, si AKR dhe Alternativa, ndërsa VV-ja do të ishte minuese e pushtetit, sepse synimi i tyre me çdo kusht është që të bëhet vetëm ajo që duan ata me çka do të ishte e papranueshme edhe për partnerët ndërkombëtarë dhe në fund të fundit edhe po të dilnin të parët kjo Qeveri mund të mos krijohet kurrë", ka thënë ai. "Koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe të tjerët do të ishte më i qëndrueshëm për faktin se me kryeministër z. Haradinaj, për të cilin nëse lexohen raportet e kohës në qeverisjen e tij 100-ditore, e shohin si një katalizator pozitiv në shtyrjen e proceseve përpara dhe atëherë plotësimin e standardeve të UNMIKut dhe respektimin e komuniteteve pakicë", tha Kuqi për "Kosova Sot". Sidoqoftë ai druan që do të jetë Gjykata Speciale ajo që mund të krijojë një lloj destabiliteti, por mbase jo edhe prishje të Qeverisë. "Gjykata Speciale sigurisht që mund të prodhojë krizë, por jo në masën e prishjes së Qeverisë, pasi numri i atyre që mund të merren nga kjo gjykatë nuk i prek kokat kryesore të koalicionit dhe se një pjesë e tyre janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Dhe, këtë koalicion dhe qeverisje mund ta bëjnë më jetëgjatë apo jetëshkurtër edhe kundërshtimet e mëdha të autoritetit të Veselit që po i has në publik dhe pafuqia e tij politike për ta marrë si i vetëm të parin e Qeverisë", u shpreh Kuq

Marrëveshjet joparimore

Skeptik për jetëgjatësinë e Qeverisë së re të Kosovës është edhe analisti Hidajet Ahmeti. Ai thotë se qytetarët kanë ndërtuar një bindje negative karshi funksionimit të partive politike, e cila po dëshpëron çdo ditë e më shumë qytetarët dhe po ndërton një klimë të pafavorshme për ndërtimin e një të ardhme të sigurt. "Kjo luftë e inateve dhe pazareve politike, e jo marrëveshje parimore, racionale e konceptuale, do të prodhojë një statusquo sa i përket zhvillimit socioekonomik. Parti të njëjta me njerëz të njëjtë, me klane të cilat dirigjojnë funksionimin e brendshëm të partive, me akuza e kundërakuza në mes të partive e blloqeve të krijuara domosdo përkthehet në luftë të interesave reciproke e jo luftë konceptuale, e cila do të përkthehet në zhvillim ekonomik e mirëqenie qytetare", ka thënë ai."Duke studiuar procesin e deritashëm në skenën politike kosovare, pas rezultateve të zgjedhjeve do të përsëritet një gjendje përafërsisht e njëjtë e një krize politike, e cila do të prodhojë një realitet të pafavorshëm për agjendën e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit dhe integrimet euroatlantike", tha Hidajet Ahmeti. Ndërsa, analisti Arsim Haziri thotë se kjo situatë varet krejt nga vota qytetare se si do të votojnë ata, sa janë vetëdijesuar për ndryshime. "Nëse edhe kësaj radhe qytetarëve nuk u mjafton gjendja e rëndë e përgjithshme si pretekst për ndëshkim të subjekteve politike, atëherë një qeverisje e papërgjegjshme dhe jo qytetare do të jetë edhe kjo e muajit qershor. Andaj, qytetarët në këtë kohë mjaft vendimtare për ndonjë zhvillim pozitiv duhet të jenë më vigjilentë karshi këtij procesi zgjedhor", u shpreh ai.  

(Kosova Sot)

16 orë e 3 minuta më parë