Abazi:Gjykata Speciale është si korb i zi mbi kokat e institucioneve

  • 19 May 2017 - 21:17
Abazi:Gjykata Speciale është si korb i zi mbi kokat e institucioneve

Një parashikim tepër të zymtë për koalicionin në pritje e ka analisti politik Haki Abazi."Me bazë të zhvillimeve është e pamundur që të ketë qeverisje të qëndrueshme dhe me agjendë zhvillimore. Gjykata Speciale është si korb i zi mbi kokat e institucioneve.Gjithashtu janë Demarkacioni, Asociacioni që e bëjnë programin qeverisës një fletë të pavlerë", potencoi ai. 
"Presioni qytetar ka me sjellë kërkesë për institucionet që të prodhojnë agjendë zhvillimore dhe do të sjellë deri në zgjedhjet e reja shumë shpejt, pas formimit të Qeverisë që del nga zgjedhjet e fundit, më 11 qershor", tha Haki Abazi

(Kosova Sot)