Ministri i LDK'së blen telefon në vlerë prej 1350 eurosh në fund të mandatit (Dokument)

  • 22 May 2017 - 16:50
Ministri i LDK'së blen telefon në vlerë prej 1350 eurosh në fund të mandatit (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë ka blerë telefon mobilë në vlerë prej 1340 euro.

Kjo Ministri që drejtohet nga Imet Rrahmani po bënë shpenzime luksi, derisa zgjedhjet në vend do të mbahen me 11 qershor 2017 dhe njëkohësisht qindra specialistë dhe specializantë me muaj të tërë nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Kontrata për këta telefon është dhënë javën që shkoi, disa ditë pas shkarkimit të Qeverisë së Isa Mustafës në Kuvend, me një mocion shkarkimi të iniciuar nga opozita dhe të përkrahur edhe nga PDK'ja.