Valë vrasjesh në qytetin e kryengritjes së armatosur në Filipine

  • 28 May 2017 - 22:16
Valë vrasjesh në qytetin e kryengritjes së armatosur në Filipine

Forcat qeveritare në Filipine gjetën trupat e 16 civilëve të vrarë në rrugë, ndërsa luftuan të dielën për përzënien e militantëve të lidhur me një grupin e të ashtuquajturit Shteti Islamik, të cilët po zhvillojnë kryengritje në qytetin jugor Marawi. Deri më tani, numri i viktimave ka arritur në 92.

Midis të cilëve të vdekur së fundit, janë trupat e tri grave dhe një fëmije si dhe 4 burrave, të cilët u gjetën një rruge afër Universitetit Shtetëror Mindanao në Marawi, tha zëdhënësi ushtarak Brig. Gjenerali Restituto Padilla.

Trupat e tetë burrave të tjerë u gjetën të vrarë dhe të hedhur në një luginë të cekët në fshatin Emi të Marawit, tha oficeri i policisë Jamail Mangadang.

Në një letër të gjetur në trupin e njërit prej tyre thuhet se viktimat “tradhtuan besimin e tyre”.

Sipas ushtrisë së Filipineve, të paktën 61 militantë, 11 ushtarë dhe 4 civilë policë janë vrarë që nga e marta, kur një bastisje e dështuar për të kapur një nga militantët kryesor shkaktoi sulme në qytet.

“Ne gjithashtu po përqendrohemi në pastrimin e zonave dhe në shpëtimin e banorëve të bllokuar”, tha Padilla për The Associated Press përmes telefonit nga kryeqyteti Manila. Trupat shpëtuan rreth 100 civilë të bllokuar në shtëpitë e tyre të shtunën, tha ai.

Një zyrtar provincial, Zia Alonto Adiong, tha se më shumë se 2,200 civilë të bllokuar në shtëpitë e tyre nga luftimet në rrugë kanë dërguar mesazhe celulare duke kërkuar që të shpëtohen dhe të sillen në qendrat e evakuimit. Ata gjithashtu raportuan dëme të në shumta në qytetin ku jetojnë 200 mijë njerëz.

Dhuna e nxiti Presidentin Rodrigo Duterte të martën të deklarojë 60 ditë ligjin ushtarak në Filipinet jugore.

(Kosova Sot)