Habit Salianji: PD-ja humbi në Korçë se nuk kisha bërë palestër

  • 26 June 2017 - 23:03
Habit Salianji: PD-ja humbi në Korçë se nuk kisha bërë palestër

Në qarkun e Korçës Partia Demokratike pësoi humbje të thellë ndaj PS-së në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan ditën e djeshme.

Në lidhje më këto rezultate kandidati i PD-së në Korçë, Ervin Salianji u shpreh se priste më shumë, por sipas tij, votuesit e PD-së u kërcënuan dhe intimidimiduan.

“I falenderoj qytetarët për mbështetjen që na kanë dhënë në kushtet e kërcënimit dhe intimidimit të votuesve. Në rast se do kishte votë të lirë jo vetëm rezultati do ishte më ndryshe por edhe pjesëmarrja në votim do ishte më e madhe. Ky s’është justifikim po kishim mundësi dhe pritshmëri për të dalë më mirë. Pjesëmarrësit në votim s’kanë dalë për shkak të kërcënimit që është bërë nga njerëz me precedentë kriminale apo nga administrata. Une u ndjeva si ne lufte, zgjedhjet ne Shqiperi duhet te jene me program. U ndjeva pishman pse s’kam bere palester me shume se me eshte dashur te perballem edhe me perplasje fizike”, tha Salianji.

(Kosova Sot)