Politikanët t'i nënshtrohen VETTING-ut

  • 27 June 2017 - 07:47
Politikanët t'i nënshtrohen VETTING-ut

Të inkriminuarit jashtë nga institucionet

Duke pasur për bazë nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit, që ka përfshirë politikën dhe të gjitha institucionet e Kosovës në periudhën e shtetndërtimit, që nga mbarimi i luftës e deri më sot, dhe mungesën e funksionimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, analistët politikë dhe ekspertët e së drejtës konsiderojnë se tani është momenti i duhur, edhe pse pak sa i vonuar, që edhe në Kosovë të aplikohet një sistem Vetting-u. Ky sistem do të duhej përfshirë gjithë shtresat institucionale, edhe politikanët në Parlament, në Qeveri dhe në institucionet e tjera të shtetit, në administratat e inkriminuara komunale dhe jo vetëm për njerëzit e drejtë- sisë. Ky VETTING mbi drejtësinë do t'i hapte rrugën edhe VETTING -ut tjetër të madh e gjithëpërfshirës, atij mbi politikanët e inkriminuar, të cilët detyrimisht edhe ata do t'i nënshtroheshin kontrollit dhe verifikimeve të pasurive të pajustifikueshme dhe të fshehjes së tyre; të rekordeve te tyre kriminale dhe të lidhjeve të tyre me krimin politik, ekonomik dhe ordiner kriminal.

Milionat e korrupsionit po fshihen jashtë vendit

Vonesë të mëtutjeshme në hartimin dhe zbatimin e Ligjit për Vetting-un në Kosovë nuk duhet të ketë as sipas prof. Nexhmedin Spahiut, ndonëse e sheh mjaft problem zbatimin e tij në këtë kohë kur politika është forcuar shumë edhe në pozita negative."Po duhet të ketë Vetting, edhe gjykatësit e prokurorët e edhe për politikanët. Vetëm se problemi shtrohet se kush ta bëjë Vetting-un? Shansi më i mirë ka qenë menjëherë pas luftës, më 1999, kur Kosova ishte nën sundimin autoritar nën autoritetin e PSSP-së, por kjo fatkeqësisht nuk u bë. Atëherë veprohej nën arsyetimin se kjo është e kultura juaj, ky është niveli juaj i zhvillimit dhe nën këtë ombrellë lulëzuan krimi e korrupsioni. Tani është e vështirë që me një sistem demokratik të vetërregullohemi, sepse sillemi në rreth", tha Spahiu për "Kosova Sot". Analisti Florim Zeqa thotë se domosdoshmërish VETTING-u i paralajmëruar mbi sistemin e drejtësisë duhet t'i hapë rrugë një Vettingu tjetër gjithëpërfshirës për politikanët në Presidencë e Parlament, në Qeveri dhe në institucionet qendrore të shtetit, në komunat kosovare dhe në administratat e inkriminuara komunale. "VETTING-u për politikanët në Parlament, në Qeveri dhe në institucionet qendrore të shtetit, gjegjësisht në administratat e inkriminuara e të dyja niveleve të qeverisjes (komunale dhe qendrore), do t'i detyronte t'i nënshtroheshin kontrollit dhe verifikimeve të pasurive të pajustifikueshme dhe të paligjshme, të fshehjes së tyre në vend dhe jashtë vendit në të ashtuquajturat "Parajsa Fiscale", për t'i zbardhur kështu të gjitha rekordet e tyre kriminale dhe lidhjet e tyre me krimin politik, ekonomik dhe puro kriminal me oligarkët ekonomikë", tha Zeqa për "Kosova Sot".

Image

 

Pastrimi i domosdoshëm i institucioneve

Analisti Ali Hertica thotë se nuk ka asnjë pengesë që një ligj i tillë të hartohet dhe të zbatohet, sepse bazamenti juridik i pasjes së një ligji të tillë është i kornizuar në Kushtetutën e shtetit dhe vetëm duhet respektuar bazat kushtetuese në këtë drejtim. "Ligji i Vettingut duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës edhe për politikanët të cilit janë pjesë e Parlamentit të shtetit, në të gjitha institucionet, nga ato qendrore deri tek ato lokale. E gjithë kjo procedurë ligjore tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese t'i hapë rrugë për zbatimin e tij. Qytetari i Kosovës tani ka 18 vjet që kërkon dhe pret që Drejtësia të jetë e lirë, pa ndikim politik, pavarësi në të gjitha institucionet vitale të shtetit, që qytetarët të kenë të drejta të barabarta", tha Ali Hertica për "Kosova Sot". Analisti Skënder Kapiti pohon se zbatimi i Vettingut është rruga dhe mundësia më e mirë e reformimit të plotë të sistemit të drejtësisë së një shteti, por edhe të gjithë sistemit ta administratës shtetërore. "I gjithë sistemi duhet t'i nënshtrohet procesit të VETTING-ut. Kur themi i gjithë sistemi, kjo nuk do të thotë se VETTING-u do të bëjë vetëm pastrimin e Drejtësisë, por duhet VETTING edhe për politikën, për pushtetarët, për administratën dhe për të gjithë individët që kanë poste publike dhe shtetërore. Në këtë VETTING më i rëndësishmi është së pari VETTING-u në sistemin e drejtë- sisë, pra duhet bërë pastrimi dhe dekriminalizimi i gjykatave dhe të prokurorive të të gjitha niveleve. Dhe kur drejtësia të pastrohet dhe kur të fillojë kështu funksionimi i ligjit dhe i shtetit ligjor, atëherë automatikisht do të fillojë VETTING-u edhe për politikën, për politikanët, për pushtetarët qendrorë dhe vendorë, si dhe për administratën", tha Skënder Kapiti për 'Kosova Sot'

Klasa politike e inkriminuar, ende e paprekshme

Analisti Skënder Mulliqi pohon se është me rëndësi që fillimisht të bëhet Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin Vetting) që ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe të gjitha paligjshmërive të tjera."Nëse Vetting-u vlen për rritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vetting-u është bërë domosdoshmëri edhe për spastrimin e aparatit shtetëror nga elementet kriminale dhe korruptive. Vetting-u duhet t'i hulumtojë dhe t'i largojë të gjithë ata të cilët sistemin e drejtësisë e kanë pru në pikën kritike. Të largohen ata të cilët janë të paaftë dhe të cilët po e dëmtojnë me të madhe sistemin e drejtësisë", është shprehur ai. "Sistemi i drejtësisë na është mbushur me njerëz të dëgjueshëm të politikës dhe njerëzve të fuqishëm të biznesit, duke e dëmtuar kështu drejtësisë dhe liritë dhe të drejtat elementare njerë- zore. Deri më tash kjo klasë politike e kriminalizuar dhe e korruptuar ka mbetur "e paprekur" dhe kjo ka bërë që qytetarët me ato pak të ardhura mezi po sigurojnë bukën e gojës. Reformës duhet të ketë jo vetëm në drejtësi, por reformat do të duhej të prekin nivelet komunale deri të organet më të larta të shtetit. Nëse në Kosovë nuk zbatohet Vetting-u nuk do të kemi mundësi të kemi organe të qëndrueshme dhe as nuk do të kemi shtet ligjor", tha Skënder Mulliqi për "Kosova Sot".

Sunduesit e shtetit, pengesë për reforma

Sidoqoftë, ka edhe opinionistë që mendojnë se krimi dhe korrupsioni janë thelluar aq shumë në institucionet e Kosovës sa që vështirë do jetë zbatimin e Vetting-ut nga lidrshipi qeverisës në vend i familjarizuar thellë me krimin e korrupsionin. "Vetting-u është i pamundur të mbahet në Kosovë ashtu siç tregohet i pasuksesshëm në Shqipëri, ne mund të bëjmë një të tillë nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, por është e kotë dhe këtë e dinë edhe ndërkombëtaret, sepse problemi nuk është tek disa individë apo ndonjë institucion që po e dëmton sistemin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës si tërësi. Vetting-u mund të jetë i suksesshëm nëse mbahet aty ku duhet të ketë një pjesë të elitës politike që janë për një shtet ligjor, të drejtë, të pastër nga krimi, etj., të cilët kanë një pushtet dhe janë shtetarë. Tek ne kjo bëhet e pamundur pasi jemi dëshmitarë se nuk ka njerëz të tillë. Vetting-u jashtëzakonisht është i nevojshëm, por u mbajt apo nuk u mbajt drejtësi nuk do të ketë, sepse organizatorët e Veting-ut apo garnitura e tanishme politike, e cila duhet ta bëjë një gjë të tillë është vetë ajo që e ka krijuar një gjendje të tillë dhe është krejt jashtë logjikës tani të presim vetting të drejtë nga ata për veten, njerëzit e tyre dhe punën e tyre", tha Gurakuq Kuqi për "Kosova Sot". Ai thotë se veprime të tilla nuk mund të merren nga kjo garniturë politike, derisa sipas tij e vetmja mënyrë është kur populli duke dalë masivisht në zgjedhje e pastaj duke qenë aktiv vazhdimisht do të ndëshkonin garniturën politike, duke i mbajtur larg pushtetit, pastaj kur kokat e tyre do hiqeshin nga pushteti dhe me ta do vazhdonte punën prokuroria dhe gjykata të lira dhe pa frikë. 

Të hetohen edhe administratat komunale

Edhe sipas analistit Gani Qarri, është koha e fundit për një vettitng dhe reforma thelbësore edhe në vendin tonë, duke përfshirë edhe politikën dhe politikanët në Parlament, Qeveri dhe institucionet kryesore të shtetit. "Një vetting i cili do të shtrihej kudo edhe në komunat e Kosovës, administratën korruptive dhe të inkriminuar komunale dhe jo vetëm për njerëzit e drejtësisë, siç jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë në opinion. Reforma më e rëndësishme pa dyshim është ajo në drejtësi, por një vetting vetëm për gjyqtarët, në gjendjen çfarë është Kosova, nuk do të thotë asgjë, nëse së pari nuk do ngrihej një VETTING për politikanët dhe politikën e inkriminuar të Kosovës, e cila nëse nuk hetohet dhe spastrohet si duhet do ta mbushë përsëri gjyqësorin dhe prokurorinë me njerëz të vet", tha Qarri për Kosova Sot. "Vetëm me ngritjen e një vetting-u të njëmendët edhe politikanët e dyshimtë e të inkriminuar do t'i nënshtroheshin detyrimisht kontrollit dhe verifikimeve të pasurive të tyre të pajustifikueshme, vërtetohej prejardhja dhe dihej vend fshehja tyre, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve të qëndrimit të pamerituar në pushtet, kanë glorifikuar aq shumë vetveten dhe propaganduar e shpifur kundër të tjerëve, saqë pa një VETTING të njëmendët e thelbësor as 18 vjet pas lufte nuk u arrit që ata të demaskohen tërësisht dhe dërgohen atje ku e kanë vendin", tha Gani Qarri. Ndërsa, analisti Arsim Haziri thotë se, pavarësisht rezistencës që mund të shfaqet në zbatimin praktik të një ligji të tillë, imponimi nga jashtë mund të rezultojë me sukses dhe ky proces duhet filluar në të gjitha nivelet."Kosova sot ndahet n? dy klasë, klasën politike e cila duke keqpërdorur funksionet publike kanë arritur t? bëhen milionerë si dhe qytetarët e gjorë t? cil?t fal? keq-orientimit politik vuajn? pasojat negative dhe p?r t? sanksionuar k?t? anomali politike si dhe p?r krijuar koncept t? drejt? qytetar atëherë ?sht? mase e nevojshme p?r t? implementuar fuqimisht at? ligj, q? njihet me termin VETTING", tha Arsim Haziri për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)