Stoltenberg për mediat serbe: Kosova nuk mund të formojë ushtrinë pa pëlqimin e minoriteteve

  • 29 June 2017 - 11:32
Stoltenberg për mediat serbe: Kosova nuk mund të formojë ushtrinë pa pëlqimin e minoriteteve

Kosova nuk do të mund të ketë një ushtri nëse nuk japin pëlqimin e tyre dhe minoritet në vend. Ka qenë kjo deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg i cili renditi një sërë kushtesh për Prishtinën.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, siç transmeton abcnews, deklaroi se pa përmbushjen e disa kushteve apo pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë nuk do të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

“Ne jemi të fokusuar në kontaktet e afërta me Kosovën në këtë pikë. Kam shprehur shqetësimet e mia për nismat e fundit për të formuar ushtrinë e Kosovës pa i përmbushur kushtet e nevojshme, më saktësisht pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë”, tha ai për mediat serbe.

Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet në pajtueshmëri me të gjitha rregullat. “Formimi i ushtrisë duket të shkojë në procesin parlamentar dhe të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

(Kosova Sot)