Kelmendi: Kontrata midis "Z- Mobile" dhe 'Valës' është bërë nën ndikimin e Hashim Thaçit!

  • 29 June 2017 - 14:24
Kelmendi: Kontrata midis

Analisti Muhamet Kelmendi tha për "Kosova Sot" se nuk ka asnjë dilemë se kontrata midis "Z- Mobile" dhe 'Valës' është bërë nën ndikimin e Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Hashim Thaçi. "Fakti i tillë është domethënës, sepse tregon se qeveria ka qenë e involvuar drejtpërdrejt në kontratën e tillë dhe që atëherë është ditur përfundimi i kësaj marrëveshjeje antiligjore", u shpreh ai. "Jam thellë- sisht i bindur në ndarjen e fitimit në mes të Qeverisë dhe kompanisë 'Devolli' dhe njerëzve të 'Valës', që atëherë e kanë udhëhequr kjo lidhje, shkon deri te ish-ministrat dhe kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, që tash është president i Republikës së Kosovës", potencoi Kelmendi. "Ky fakt tregon se prokuroria kanë frikë që të merren me rastin. Kjo ngase hetimet do të shpin te kapja e udhëheqësve të tashëm dhe këtë nuk e bënë dot prokuroria", ka vlerësuar Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot)