Mashtruesi Thaçi e humb besimin e ndërkombëtarëve

  • 21 July 2015 - 07:28
Mashtruesi Thaçi e humb besimin e ndërkombëtarëve

Gjykata Speciale e zbulon fytyrën e vërtetë të PDK-së së Hashim Thaçit

Bllokimi i hetimit të krimeve të luftës, "bumerang" për mafio-politikën

Burime brenda bashkësisë ndërkombëtare thonë për "Kosova Sot" se tani ata i kanë çuar duart definitivisht nga Thaçi dhe njerëzit e tij që e rrethojnë, sepse grupit të tij më nuk i besohet pas zhvillimeve rreth Gjykatës Speciale për dyshimet ndaj disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së 

Bllokimi i Gjykatës Speciale ia ka hapur sytë bashkësisë ndërkombëtare, përballë politikanëve mashtrues, zyrtarëve të lartë të PDK-së, kryetarit Hashim Thaçi e shefit të Grupit parlamentar, Adem Grabovci. Deputetë të koalicionit qeveritar dhe analistë politikë theksojnë se ky trik mashtrues i PDK-së është zbuluar tashmë. "Hashim Thaçi dhe partia e tij, me gjithë ato struktura kriminale që i kanë ne vazhdimësi, gjatë gjithë periudhës së pasluftës i kanë shantazhuar edhe institucionet dhe qytetarët e Kosovës, edhe ndërkombëtarët, duke kushtëzuar bashkëpunimin dhe realizimin e interesave të tyre dhe ambicieve për pushtet pa kufi. E keqja e gjithë kësaj është se SHBA-ja, BE-ja dhe të gjithë ndërkombëtarët e kanë pranuar këtë mënyrë të bashkëpunimit të kushtëzuar, i cili në fund, në tërësi ka shkuar në dëm të interesave të shtetit të Kosovës", thotë deputeti Adem Salihaj. Ndërkohë burime brenda bashkësisë ndërkombëtare thonë për "Kosova Sot" se tani ata i kanë çuar duart definitivisht nga Thaçi dhe njerëzit e tij që e rrethojnë, sepse grupit të tij më nuk i besohet pas zhvillimeve rreth Gjykatës Speciale për dyshimet ndaj disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Loja e dyfishtë e PDK-së

Sipas Salihajt, Thaçi dhe PDK-ja po bëjnë lojën e njëjtë edhe me Gjykatën Speciale."Loja është e dyfishtë:  në njërën anë zyrtarët e PDK-së, duke sabotuar formimin e kësaj Gjykate po mundohen të shpëtojnë nga ndjekja penale nga ajo dhe, në anën tjetër, Thaçi po mundohet të rifitojë më shumë pushtet, duke ua përcjellë ndërkombëtarëve mesazhin se po nuk qe ai kryeministër, nuk mund të kryhen punët e mëdha në Kosovë", tha Salihaj për "Kosova Sot". "Në fakt, formimin e Gjykatës Speciale e sabotoi kryekëput vetë PDK-ja, sepse një e treta e deputetëve të saj nuk e votoi atë. U pa shumë qartë se veprimet ishin të tepër të koordinuara, sepse dështimi i votimit të saj nuk e shqetësoi fare asnjërin nga zyrtarët kryesorë të PDK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Adem Grabovcin. Duke sabotuar formimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ata po e rrezikojnë shumë seriozisht shtetësinë e Kosovës, duke krijuar kushtet që këtë Gjykatë Speciale ta formojë KS i OKB-së", tha Salihaj. Ai ka pohuar se këtyre njerëzve të apostrofuar nuk u ka interesuar asnjëherë fati i Kosovës, por tash ata po e humbin besimin edhe te ndërkombë- tarët, sado që është vonë, pasi vetë ndërkombëtarët edhe i sollën këta në pushtet gati pa kufi... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)