< Prishtinë, nga një muaj paraburgim dy personave që tentuan t’i bashkëngjiteshin luftës në Siri - Lajme - Kosova Sot
Prishtinė, nga njė muaj paraburgim dy personave qė tentuan t’i bashkėngjiteshin luftės nė Siri

Prishtinė, nga njė muaj paraburgim dy personave qė tentuan t’i bashkėngjiteshin luftės nė Siri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D dhe K.B në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, njofton komunikata drejtuar mediave.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se dy të pandehurit me qëllim që ti bashkohen konfliktit të armatosur dhe inkuadrimit në kuadër të grupeve terroriste në Siri dhe Irak, me dt. 25.07.2017, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pikëkalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërritur në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

Me dt.28.07.2017 forcat e sigurisë Turke gjatë monitorimit të zonës kufitare me Sirinë kanë ndaluar të pandehurit A.D dhe K.B të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar të hynë në territorin e Sirisë.

Me këto veprime dyshohet se të pandehurit A.D dhe K.B kanë kryer veprën penale nga neni 3 par.3 të Ligjit 5/L-002 për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të vendit në Tentativë lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme para ushtarake ose  para policorë në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot)

14 orë e 24 minuta më parë