Badallaj: Populli po mbushet mend

  • 23 August 2017 - 13:36
Badallaj: Populli po mbushet mend

Analisti Reshat Badallaj thotë se zgjedhjet lokale janë prapa derës dhe tashmë populli ia ka vërë gishtin kokës se nuk do të lejojë më mashtrime,rrena dhe premtime boshe. Po ashtu, sipas tij, e ka kuptuar se të gjitha bandat politike të udhëhequra nga banditët dhe kryebanditët e tyre e kanë tradhtuar elektoratin, nuk kanë bërë asgjë për të mirën e qytetarit dhe të vendit, por kanë bërë vetëm e vetëm për interesa personale, duke u pasuruar padrejtësisht, derisa siç tha këto dallavere të tyre populli i ka kuptuar tashmë dhe do t'i dënojë pamëshirshëm, por u ka hyrë edhe frika në bark këtyre bandave politike që populli i ra shuplakë në zgjedhjet kombëtare, duke mos dalë në votime,ose nuk votuan mbi 52.000, sa është kjo për një Kosovë të vogël. "Elektorati e ka kuptuar dhe është vetëdijesuar se nuk duhet votuar këta qelbësira të njëjta,që 18 vjet janë të njëjtit hajdutë, mashtrues e rrenacakë, që kanë punuar vetëm për t'u pasuruar dhe jo vetëm për veti, por edhe për dhjetë- njëzet breza. Ndaj ndëshkimi i popullit do të jetë i pamëshirshëm. Hajdutët japin dorëheqje vetëm e vetëm nga inati që nuk bëhen hise e hajnisë. Përse nuk tërhoqën dhe të mos merren më me politikë? Këtë nuk e bëjnë të pafytyrët", u shpreh Badallaj. "Bandat politike janë futur thellë në krizë dhe tashmë nuk dinë nga shkojnë dhe nga vijnë. Zor të gjejnë kandidatë në këtë apo në atë qytet, sepse të gjithë janë me damkën e zezë të hajnisë,rrenave,mashtrimeve dhe dallavereve, se janë të vetëdijshëm se do t'ua zërë bishtin me derë populli. Në tetor do të habiten bandat politike me dënimin e qytetarëve. Nuk do të dalin as në qendër të Prishtinës dhe në qendra të qyteteve të tjera nga turpi,këtë e them për ata që kanë dy gishta fytyrë, ndërkaq dënimet do të jenë dy llojesh: e para, nuk do të dalë elektorati, se nuk u beson më këtyre hajnave të bandave politike, se është mbushur kupa me rrena,premtime,vjedhje votash,mashtrime dhe e dyta, nëse dalin do të jenë shumë të pavlefshme dhe nuk do të votojnë për hajdutët, oligarkët dhe matrapazët", është shprehur ai.

(Kosova Sot)