Ja cila është domethënia e emrave të disa prej markave më të njohura në botë

  • 25 September 2017 - 19:48
Ja cila është domethënia e emrave të disa prej markave më të njohura në botë

SHUMË EMRA U NDËRRUAN ME KALIMIN E KOHËS

Emri i vjetër i "Zara"-s nuk zgjati shumë

Nëse pija juaj e preferuar është "Pepsi", apo nëse çdo ditë vizitoni motorin e kërkimeve "Google", atëherë me gjasë do t'ju interesojë domethënia e këtyre emrave

PEPSI

Shpikësi i "Pepsi"-t, Caleb Davis Bradham, në fillim kishte dashur që të bëhej mjek, por pas një krize familjare atij iu desh që t'i linte studimet e mjekësisë dhe të bëhej farmacist. Shpikja e tij fillestare, e quajtur thjesht  Pija e Brad-it("Brad's Drink") ishte bërë nga përzierja e sheqerit, ujit, karameles, vajit të limonit dhe arrëmyshkut. Tri vjet më vonë, Bradham ia ndryshoi emrin kësaj pije, për të cilën mendonte se ndihmonte tretjen. Ai e quajti pijen "Pepsi-Cola", duke u bazuar te shprehja mjekësore, dispepsi, e cila nënkupton problemet me tretjen.

GOOGLE

Emri i 'Google's doli nga një sesion i mundimshëm në Universitetin e Stanfordit. Themeluesi i kësaj kompanie, Larry Page, shprehte idetë e tij për një ueb-sajt me një indeks të madh të të dhënave, për studentët. Njëri nga sugjerimet ishte "googolplex", që nënkupton njërin prej numrave më të mëdhenj që mund të shkruhet. Emri 'Google' lindi pasi që një student e shqiptoi gabimisht atë. Page më pas e regjistroi kompaninë me këtë emër.

MC DONALD

Raymond Kroc, themeluesi i markës "McDonald", ishte shitës i aparateve të pijeve të qumështit kur takoi për herë të parë vëllezërit Dick dhe Mac McDonald, të cilët kishin një restorant në San Bernardino, Kaliforni. Vëllezërit McDonald blenë disa prej aparateve të tij "Kroc Multimixers" dhe ky i fundit ishte aq i impresionuar nga restoranti i vëllezërve, saqë u bë agjent i tyre, duke e përhapur këtë emër në tërë SHBAnë. Më pas, ai bleu të drejtat e emrit "McDonald".

ADIDAS

Nëse keni menduar se emri 'Adidas' nënkupton "All Day I Dream About Soccer" (tërë ditën ëndërroj futbollin), atëherë e keni gabim. Del se emri i atleteve më të famshme në botë ka të bëjë me emrin e autorit të tyre, Adolf Dassler, i cili filloi që të prodhonte atlete pasi që u kthye nga Lufta e parë botërore. Emri i brendit kombinon nofkën e tij, Adi, me tri shkronjat e para të mbiemrit të tij.

ZARA

Themeluesi i kompanisë 'Zara', Amancio Ortega, në fillim e kishte emërtuar kompaninë në bazë të filmit të vitit 1964, "Zorba the Greek." Por, ky emër nuk zgjati shumë. Dyqani i parë, i cili u hap në La Coruña në vitin 1975, rastisi që të ishte dy blloqe poshtë një bari që quajtur Zorba. Pronari i këtij lokali i tha Ortegës se do të shkaktohej konfuzion nëse dy lokalet e tyre mbanin të njëjtin emër. Kështu Ortega u pajtua që dyqani i tij të quhej "Zara".

STARBUCKS

Në një intervistë, bashkëthemeluesi i kompanisë "Starbucks", Gordon Bowker, shpjegoi se si lindi ky emër. Në fillim ata kishin bërë një listë të emrave që fillonin me shkronjat "st", meqë mendonin se këta emra ishin të fuqishëm. "Dikush, disi, gjeti një hartë të vjetër ku gjendej edhe qyteti i minierave, që quhej Starbo. Sapo e pash këtë emër, menjëherë më ra ndërmend personazhi Starbuck nga libri 'MobyDick'." 

(Kosova Sot)