Abazi: Akreditimi të harmonizohet me nevojat e tregut

  • 19 October 2017 - 18:28
Abazi: Akreditimi të harmonizohet me nevojat e tregut

Bankieri Milazim Abazi tha për gazetën "Kosova Sot", se si shumë gjëra që kanë shkuar mbrapsht në Kosovën e pasluftës, edhe arsimi nuk ishte përjashtim. "Bile, arsimi dhe shëndetësia kanë shkuar më keq se çdo gjë tjetër". Ai thotë se është më se e vërtetë se janë prodhuar shumë kuadro të profileve që nuk mund t'i absorbojë ekonomia dhe administrata kosovare, por njëkohë- sisht po ndihet një mungesë e thellë e profesioneve që i duhen ekonomisë. "Akreditimi dhe licencimi i kolegjeve të reja dhe akreditimi i programeve të kolegjeve ekzistuese duhet që të bëhet vetëm në harmoni me nevojat e tregut të punës. Për këtë arsye duhen analiza dhe hulumtime të gjëra para marrjes së një vendimi për licencim apo akreditim", ka theksuar ai.

(Kosova Sot)