Parashikimi i motit për nesër në Shqipëri

  • 19 October 2017 - 19:01
Parashikimi i motit për nesër në Shqipëri

Nesër pritet një ulje e lehtë temperaturash në vlerat ekstremale.

Gjatë së premtes parashikohet që kthjellime e vranësira të lehta të dominojnë të gjithë territorin gjatë paradites.

Pjesa e dytë e ditës, sipas Meteoalb, do vijojë me kthjellime e vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat Lindore ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat pritet të variojnë nga 4 – 26°C.

(Kosova Sot)