Ahmeti: Qeverisja në Prishtinë e mbytur në korrupsion

  • 19 October 2017 - 19:26
Ahmeti: Qeverisja në Prishtinë e mbytur në korrupsion

Fatime Ahmeti, banore në lagjen 'Dardania, tha për gazetën Kosova Sot "Unë si banore e Prishtinës kam shume vërejtje për qeverisjen e Shpendit. Shpend Ahmeti dhe 'Vetëvendosje' e kanë kritikuar dhe e kanë akuzuar vazhdimisht Isa Mustafën për leje ndërtimi, kurse Shpendi ka dhënë leje pa kufi! E nëse flasim për korrupsion, Shpendi është i korruptuar, që nga koka e gjer te këmbët, si thotë popull! Unë kisha bërë apel tek qytetarët e Prishtinës që mos ta votojnë atë, Shpendin! Le ta votojnë atë që vërtet e do Prishtinën dhe është i përkushtuar fuqimisht për të zgjidhur pa asnjë hezitim problemet e grumbulluar për qytetarët e saj", tha Fatime Ahmeti.

(Kosova Sot)